Austriakët planifikojnë investime në sektorin energjetik të Shqipërisë | Ballkani | DW | 17.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Austriakët planifikojnë investime në sektorin energjetik të Shqipërisë

Zgjidhja e krizës së rëndë energjitike kërkon zgjidhje afatgjata

Shpërndarja e energisë në Shqipëri

Shpërndarja e energisë në Shqipëri

Kompania energjitike austriake EVN, e cila është e angazhuar me investime dhe në vende të tjera të rajonit si Maqedoni, Bullgari, Kroaci e Slloveni i ka paraqitur autoriteteve shqiptare një projekt për ndërtimin e një rrjeti hidrocentralesh mbi lumin Devoll. Kompania ka shprehur interes për të marrë pjesë dhe në privatizimin e Divizionit të Shpërndarjes në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, ashtu siç ka vepruar më parë në Maqedoni.

Zgjidhja e krizës së rëndë energjitike, një cikël i përsëritur cdo sezon dimri për Shqipërinë në dekadën e fundit, sipas ekspertëve, kërkon jo vetëm zgjidhje të emergjencës, por dhe nga ato me afat më të gjatë. Mes hapave prioritarë të stabilizimit energjitik, janë dhe ato të privatizimit sa me shpejt të divizionit të shpërndarjes, në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, KESH dhe futja në përdorim e burimeve të reja të prodhimit të energjisë e energjive alternative.

Mbështetje në këtë aspekt po planifikojnë dhe disa kompani energjitike nga provinca e Austrisë së Poshtme. Zyrtarët dhe ekspertët austriakë kanë dorëzuar në Tiranë për ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës një projekt konkret investimi për ndërtimin e një rrjeti hidrocentralesh përgjatë derdhjes së lumit të Devollit.

Për guvernatorin e Provincës së Austrisë së Poshtme, dr. E. Proll nëse gjërat do të ecin si deri më tani në bisedimet dy palëshe atëherë ndërtimi i hidrocentraleve do te fillojë brenda vitit 2007. Por interesimi i austriakëve është shtrirë dhe më tej. Po shqyrtohen të gjitha format e prodhimit të energjisë, përfshi këtu edhe energjinë e erërave, si dhe të naftës e gazit.

Mes kompanive austriake të interesuara është dhe ajo EVN, kompani që ka privatizuar më parë rrjetin e shpërndarjes në Maqedoninë fqinje, si dhe po zbaton projekte investimi në vende të tjera të rajonit, si Bullgari Kroaci, Slloveni etj. Ndaj dhe autoritetet shqiptare e mirëpresin anagazhimin EVN-së, për privatizimin e Divizionit të Shpërndarjes në KESH.

Kjo, sipas kryeministrit Sali Berisha, do të "jetë një materializim konkret i nismës Shqipëria 1 Euro", e lancuar prej muajsh nga qeveria e tij.

  • Data 17.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZb
  • Data 17.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZb
Reklamë