1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurz: Duhen impulse të reja për afrimin e Ballkanit në BE

19 Qershor 2021

Lajçak në kuadër të takimit me ministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë: „Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për të gjithë rajonin“

https://p.dw.com/p/3vDnL
Österreich | Coronavirus | Bundeskanzler Sebastian Kurz
Fotografi: Herbert Neubauer/APA/dpa/picture alliance

Kriza e koronavirusit e ka frenuar më shumë procesin gjthësesi jo fort dinamik të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) në BE, u shpreh kancelari i Austrisë,Sebastian Kurz të premten (18.06) në kuadër të takimit me ministrat nga gjashtë vendet e këtij rajoni. „Ka ende shumë punë që duhet për reformat, por në vitet e fundit ka pasur edhe shumë përparime, që duhet të vlerësohen", tha Kurz. Me Rusinë, Kinën dhe Turqinë ka gjithnjë e më shumë shtete që duan të fitojnë influencë në Ballkan, sipas tij.

Në periudhën pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ky rajon duhet të vendoset sërish më intensivisht në fokusin europian. I ngrarkuari i posaçëm i BE-së për Ballkanin, Miroslav Lajçak, pavarësisht vështirësive u shpreh me optimizëm të matur. Sipas tij nuk ka alternativë përveç dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. „Kjo është thelbësore për të gjithë rajonin". Raportet mes serbëve dhe kosovarëve vazhdojnë të jenë të tensionuara që pas fundit të luftës më 1999 dhe shpalljes së pavarësisë nga Kosova më 2008. Një zgjidhje e konfliktit do t'i lehtësojë dukshëm bisedimet e antarësimit. Kosova ashtu si dhe Bosnjë-Hercegovina janë vende që mund të kandidojnë për antarësimin në BE. Ndërkohë që Serbia e Mali i Zi si dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë në fazë negociatash për antarësim në BE.