Atome për paqen | Bota | DW | 10.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atome për paqen

Sot marrin çmimin Nobel për paqe në Oslo, shefi i agjensisë ndërkombëtare atomike, Mohamed El Baradei si edhe organizata e tij. Portret

El Baradei para konferencës së shtypit në Oslo

El Baradei para konferencës së shtypit në Oslo

Para 50- vjetësh presidenti amerikan, Eisenhauer thirri inisiativën "Atome për paqen". Shtetet, të cilat deklaroheshin kundër armëve atomike, mundeshin si shpërblim të përdornin energjinë atomike për qëllime paqësore. Kjo marrëveshje funksionon edhe sot. Por agjensia ndërkombëtare e energjisë atomike nuk mund të ndalonte zhvillimin e shpejtë të teknikës atomare në Indi dhe Pakistan, vende këto që kanë zotërojnë bombën atomike, si edhe zhvillimin e teknikës atomike në Iran. Për këtë arsye inpsketorët e energjisë atomike luajnë një rol të rëndësishëm sot.

Bota ende ishte e shokuar nga pasojat e bombave atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki, kur presidenti amerikan, Eisenhauer foli para Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të bashkuara në dhjetor 1953. Në epokën e Luftën së Ftohtë ai bëri një ofertë paqeje: Vendet e prekura le të fillojnë brenda kufijve të lejueshëm, që në mënyrë të përbashkët të ofrojnë rezervat e tyre te uranit dhe substancave të tjera atomike një agjensie ndërkombëtare për energjinë atomike, tha Eisenhauer.
Këto substanca do t'u shpërndahen edhe vendeve të tjera, po qe se këto heqin dorë nga armët atomike. Projekti i nisur nga presidenti amerikan u quajt "Atome për paqen". Kjo ishte dita e lindjes së agjensisë ndërkombëtare atomike me qendër në Vjenë. Shumë vende në zhvillim ishin mirënjohëse për energjinë atomike, jo vetëm se atë e përdornin për prodhimin e energjisë, por edhe në luftimin e kancerit, në ekonominë bujqësore etj. Për këtë ato u treguan të gatshme të hiqnin dorë nga armët atomike. Sipas marrëveshjes për bllokimin e armëve atomike, armët atomike lejohet t'i zotërojnë vetëm pesë të mëdhenjtë, SHBA, Franca, Kina, Rusia, Anglia.

Inspektorët e agjensisë ndërkombëtare atomike luajnë sot një rol mjaft të rëndësishëm. Kontrollet zakonisht zhvillohen pa probleme, por jo të gjitha vendet janë të gatshme të bashkëpunojnë. Rafelina Ianiri kujton kohën e klauar në Irak: Në vitin 2002 bashkëpunimi me irakianët u përmirësua mjaft. Në vitin 1998 ata shpesh ishin shumë armiqësorë."

Në rastin e Irakut, shefi i agjensisë ndërkombëtare atomike, El Baradei i kundërshtoi hapur Shtetet e e Bashkuara. Ky qëndrim luajti rolin vendimtar në dhënin e çmimit Nobel, agjensisë ndërkombëtare të energjisë atomike dhe shefit të saj El Baradei. Egjiptiani sharmant, me kostume perfekte është kthyer në simbol të pavarësisë së agjensisë ndërkombëtare atomike. Ai po tregohet mjaft i sigurtë edhe kur debatohet për Iranin. Ai nuk mendon se ka prova të mjaftueshme për program të armëve atomike tek Irani: Ju mund të keni të drejtë dhe unë mund të gaboj. Në rastin e Irakut veçse gabuat ju dhe unë pata të drejtë"- reagon ai ndaj fajësimeve amerikane.

Sot El Baradei është i mendimit, se agjensia ndërkombëtare për energjinë atomike ka detyra të reja përpara, si mbrojtja nga sulmet e mundshme terroriste me armë atomike.

  • Data 10.12.2005
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMz
  • Data 10.12.2005
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMz
Reklamë