Atmosferë e mirë dhe optimizëm në konferencën e OKB-së për klimën | Bota | DW | 05.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atmosferë e mirë dhe optimizëm në konferencën e OKB-së për klimën

Në Montreal vazhdon punimet konferenca e OKB-së për klimën, ku po bëhen përpjekje për një mbrojte më efikase të klimës. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të 190 shteteve, studjues të kilmës dhe shoqata e grupe ekologjitësh.

Toka e fotografuar nga sateliti

Toka e fotografuar nga sateliti

Pesë ditët e para të konferencës dhjetë ditore për klimën në Monteral kanë kaluar në një atmosferë pozitive. Pjesëmarrësit janë duke u konsultuar për një mbrojtje më efikase të klimës si dhe për përcaktimin e detajeve për zbatimin e Protokollit të Kiotos. Ndonëse ka një farë paradoksi, meqesëse protokolli në fjalë parashikon reduktimin e emisioneve të disoksidit të karbonit nga vendet e industrializuara, faktikisht kohët e fundit sërish janë konstatuar rritje të këtyre emisioneve.

Megjithatë mbrojtësit e klimës janë optimistë, sepse të paktën askush nuk e vë më në dyshim, që efekti i serës shkaktohet prej njeriut, madje edhe vet ShBA që i kanë kthyer shpinën Protokollit të Kiotos. Por në qarqet e konferencës dëgjohet, se presidenti i ShBA, Xhorxh Bush nuk mund t´i përmbahet gjatë "jo-së" së vet për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit.

Protokolli i Kiotos është në fakt vetëm hapi i parë dhe jo i mjaftueshëm në luftën kundër ngrohjes së tokës, por alternativë tjetër nuk ka. I këtij mendimi është edhe ministri i ri gjerman i ekologjisë, Sigmar Gabriel, i cili ditën e martë pritet në Montreal. Në Berlin ai deklaroi: "Ne nuk kemi asnjë shans, përveçse të vazhdojmë t´u përmbahemi qëllimeve që i kemi vënë vetes dhe t´i realizojmë ato. Jo vetëm sepse këto janë të detyrueshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare, por në radhë të parë, sepse pasojat që mund te ketë njerëzimi janë katastrofale."

Gjatë ditëve të para të konferencës në Montreal u arrit që të përcaktohen detajet e fundit për zbatimin Protokollit të Kiotos. 156 shtete e kanë raitifkuar ndërkohë këtë marrëveshje, që i detyron 38 shtetet më të pasura të botës që të reduktojnë me 5% emisionet e dioksidit të karbonit deri në vitin 2012. Ndonëse sipas ekspertëve kjo kuotë është mjaft e ulët për t´i bërë ballë ndryshimit të klimës, ajo ka vlerë si një hap i parë nw drejtimin e duhur.

Në javën e dytë të konferencës ministrat do të sqarojnë, se ç´duhet bërë deri në vitin 2012 pasi të përfundojë afati i marrëveshjes. ShBA qëndrojnë zyrtarisht jashtë, ndërsa jo zyrtarisht vazhdojnë përpjekjet për ta bërë për vete vendin më të madh industrial në botë dhe me kuotën më të lartë të emisioneve të involvohet në Protokollin e Kiotos. "Problemi kryesor në Montereal do të jetë, që të arrijmë të vëmë në lëvizje një proces, në të cilin pozicionet janë të tensionuara mes vendeve që e kanë nënshkruar Protokollin e Kiotos dhe atyre që i qëndrojnë larg atij. E janë piëkrisht këto vende që kanë edhe emisionet më të mëdha të dioksidit të karbonit. Këto probleme do të zgjidhen hap pas hapi gjatë viteve të ardhëshme", thekson ministri Gabriel.

Do të vijë një ditë që ShBA do të pajtohen me rregullat e Protokollit të Kiotos, kështu vlerësohet në qarqet e konferencës. Madje edhe disa shtete federale të ShBA kanë shprehur kritika ndaj kursit të ashpër të qeverisë. Administrata e Bushit megjithatë vazhdon t´i përmbahet studimeve teknologjike, ndër to edhe për procesin e ndarjes dhe depozitimit të dioksidit të karbonit.

Faktikisht edhe shkencëtarët janë duke e marrë gjithnjë e më shumë në konsideratë një mundësi të tillë, por kjo vetëm për të zëvendësuar reduktimin e gazrave. Sepse aktualisht po bëhet gjithnjë e më e qartë, që nafta po pakësohet, energjitë e rigjenerueshme afatgjatë mund të jenë mjaft të rëndësishme, ndërsa pasojat e uraganave dhe të vërshimeve nuk mund të përballohen më. Ka kohë që sigurimet aktive në nivel global mbështesin përpjekjet për mbrojtjen e klimës.

  • Data 05.12.2005
  • Autor Jens Turau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN4
  • Data 05.12.2005
  • Autor Jens Turau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN4
Reklamë