Atmosferë akuzash reciproke mes MJAFT dhe kryeministrit Berisha | Ballkani | DW | 30.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Atmosferë akuzash reciproke mes MJAFT dhe kryeministrit Berisha

Lëvizja qytetare MJAFT akuzon kryeministrin Sali Berisha mbartës të infomalitetit. Këtë akuzë MJAFT e bazon në mungesën e transparencës së fondeve të përdorura nga forca e tij politike, PD. Berisha e cilëson MJAFT përkrahëse të opozitës

Sali Berisha

Sali Berisha

Levizja MJAFT, organizata më e njohur e shoqerisë civile në Shqipëri, akuzoi të mërkurën kryeministrin Berisha si mbartës të informalitetit.

Akuza erdhi menjehere pas publikmit ne TOP CHANEL, kanali i pavarur TV me popullor ne Shqiperi, te disa fakteve qe flisnin per mungese transparence per financimet e fushates elektorale te PD ne pushtet ne zgjedhjet lokale te shkurtit 2006.
Kreu i Levizjes MJAFT, Erion Velia, gjate nje tryeze te perbashket te grupeve te interesit , shoqerise civile dhe perfaqesuesve te qeverise, te zhvilluar te merkuren ne Tirane, per te bashkerenduar luften kunder informalitetit tha se“ ishte i shqetesuar nga fakti se Berisha drejton partine qe eshte me informalja ne vend nisur nga statistikat e organizatave te pavarura per transparencen e fondeve te perdorura ne fushaten e fundit elektorale.“.

Akuzat e kreut te Levizjes MJAFT Erion Velia behen kur kur qeveria po e konsideron prioritet luften kunder informalitetit, i cili ne Shqiperi eshte ne nivel te larte, duke kapur shifren 70 % ne ekonomi dhe financimin e partive politike.

Por Kryeministri Berisha e ka cilesuar politik pohimin e Erion Veliajt dhe pasoje e angazhimit te tij politik, perkrah opozites se majte. Ne nje atmosfere akuzash reciproke qe ka mbizoteruar ne tryezen e qeverise, grupeve te interesit dhe shoerise civile per te bashkerenduar luften kunder informalitetit kreu i Levizjes MJAFT ka sjelle argumenta te tjere per te ilustruar informalitetin qe mbart, sipas tij, Berisha dhe PD e drejtuar nga ai.

Veliaj ka sjelle ne kujtese te kryeministrit dhe te pranishmeve ne kete tryeze pohimin publik te para disa muajve te Berishes se „Shqiperia kishte thyer embargon e naftes se Kombeve te Bashkuara kunder Serbise gjate luftes ne Bosnje, ne vitet 1992-1995 kur kryeministri Berisha ishte President dhe vendi qeverisej nga PD.

Velia e ka quajtur kontrabanden e naftes nje fenomen tipik informal, njelloj si kontrabanda e çdo malli per te cilen qeveria e tanishme e Berishes ka shpallur lufte. Akuza e Levizjes MJAFT kane vijuar me tej per burimet financiare te pasurive te paluajtshme te kryeministrit Berisha dhe te familjes se tij.

Akutzat e Levizjes MJAFT ndaj kryeministrit te Shqiperise, Berisha si mbartes i informalitetit behen ne nje kohe kur Parlamenti ka miratuar disa nisma ligjore te qeverise ne fushen e taksave dhe te medias elektronike, ne emer te luftes kunder informalitetit, qe konsiderohen nga shoqeria civile dhe opozita represive ndaj bizneseve te para si prane opozites dhe mediave me qendrime kritikuese ndaj qeverise, ne krye te te cilave qendron TOP MEDIA.



  • Data 30.05.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUs
  • Data 30.05.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUs
Reklamë