1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshja historike për emrin e Maqedonisë

Bahri Cani*
17 Qershor 2018

Maqedonia dhe Greqia e kanë zgjidhur më në fund - pas 27 vitesh - problemin me emrin e kësaj ish-republike të Jugosllavisë. Në Psarades u nënshkrua marrëveshja për emrin e ri.

https://p.dw.com/p/2ziLo
Griechenland - Die beiden Außenminister Nikos Kotzias und Nikola Dimitrov, Alexis Tsipras und Zozan Zaev
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Marrëveshja historikë është nënshkruar në fshatin Psarades, në zonën kufitare të Prespës. Emri i ri i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është North Macedonia (Maqedonia e Veriut apo në maqedonisht "Severna Makedonija").

Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët kështu i dhanë fund mosmarrëveshjeve që zgjatën më shumë se 27 vite. Të gjitha negociatat e mëparshme kanë dështuar. Ndërsa marrëveshja e tanishme i hap Maqedonisë së Veirut mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja është nënshkruar në praninë e kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ministrave të shumtë si dhe përfaqësuesve të BE-së, OKB-së dhe Komisionit Evropian.

Griechenland - Die beiden Außenminister Nikos Kotzias und Nikola Dimitrov vor Alexis Tsipras und Zozan Zaev
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Vendim i guximshëm

Kryeministri grek Alexis Tsipras foli për një vendim të "guximshëm, historik dhe të domosdoshëm për popujt tanë". "Marrëveshja i hapë rrugë paqës, vëllazërisë dhe rritjes ekonomike në vendet tona, në Ballkan dhe në Evropë", tha ai.

Griechenland - Alexis Tsipras und Zozan Zaev
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Ndërsa Zoran Zaev u shpreh se vendi i tij dhe Greqia do të jenë partnerë dhe miq. "Të dy vendet do të largohen nga e kaluara dhe do t'i përkushtohen të ardhmes", tha ai.

Vendimi i sotëm duhet të miratohet në parlamentet e këtyre vendeve dhe në referendum. Marrëveshja e sotme është kundërshtuar nga disa forca politike në Greqi dhe Maqedoni. Konflikti për emrin ka filluar në vitin 1991, pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe shpalljes së pavarësisë në Shkup. Athina nuk e ka pranuar kurrë emrin e Maqedonisë, që ka qenë pengesa kryesore në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.