Aterime të fshehta në Majorca? | Evropa | DW | 20.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Aterime të fshehta në Majorca?

Shërbimi sekret amerikan CIA ka transportuar të akuzuarit për terror edhe në burgjet e fshehta të Evropës. Gjatë këtyre fluturimeve të fshehta ka pasur aterime të ndërmejtme nëpër shumë vende të Evropës, ndër të tjera edhe në Malorca. Ministri i brendshëm i Spanjës José Antonio Alonso ka nisur një procedurë hetimi.

CIA- Fluturim në Rumani

CIA- Fluturim në Rumani

Në kryeqytetin algjerian Algjer, me 22 janar 2004 duhet të jetë nisur një aeroplan për në Shkup, ku pas aterimit, agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan-CIA, kanë sjellë në bord shtetasin gjerman Khaled al Masri. Pas kësaj, ai është bartur për në Afganistan, ku është pyetur rreptë nga CIA për kontaktet me grupin Al-Kaida.

Një udhëtim i dyshimtë me të cilin merren autoritetet spanjolle. Kjo, sepse gjatë udhëtimit prej Algjerit në Shkup, aeroplani ka bërë një aterim të ndërmjetëm edhe në
Palma de Malorca. Kështu të paktën raportojnë gazetat spanjolle.

Ndërsa, ministri i brendshëm Jose Antonio Alonso reagoi i brengosur. "Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë kemi përpara fakte shumë të rëndësyishme, të cilat do të mund të lëndonin rregullat e domosdoshme të trajtimit të njerëzve“, tha Alonso.

Nëse aeroportet spanjolle janë shfrytëzuar për transporte të tilla të të burgosurve, atëherë kjo do të ishte një shkelje e normave ndërkombtare - mendon Ministri i brendshëm i Spanjës. Për më tepër, sipas raporteve të gazetave nuk është fjala vetëm për një rast të vetem.

Në mes të janarit 2004 dhe janarit 2005, në Malorca ka pasur se paku dhjetëra ndalime të tilla. Në "fluturimet private", CIA i ka prezantuar këta pasagjerë si njerëz që gëzojnë imunitet diplomatik. Kështu që, autoritetet nuk kanë bërë pyetje të mëtutjeshme. Por në të vërtet, secilën herë janë transportuar të burgosur prej Libisë në burgun ushtarak të Guantanamos, në Kubë, me një aterim të ndërmjetëm në Majorkë. Lidhur me këtë, autoritetet spanjolle kanë bërë një hetim.

"Ne nuk kemi fakte dhe keshtu nuk jam ne gjendje që për shkak të thashethemeve të akuzoj një qeveri, e cila është aleate dhe mikja jonë"-thotë ministri i mbrojtjes José Bono. Ministrit të brendshëm si shpeshherë i bie që t’i ulë dallgët në marrëdheniet
spanjollo-amerikane, sepse që kur kryeministri i Spanjës José Luis Zapatero u konfrontua me Bushin për politiken e Irakut, marrëdhëniet në mes të Madridit dhe Uashingtonit janë tensionuar, e për shumicën madje janë prishur.

Një zëdhënës i qeverisë amerikane në Uashington, thotë: "Unë nuk e di që lidhur me këtë çështje të ketë kontakt zyrtar në mes të qeverisë spanjolle dhe të asaj amerikane". Nga ana tjetër, qeveria spanjolle sqaroi se në mars të këtij viti se i është lutur qeverisë së SHBA-ve për të dhënë sqarime. Edhe gazeta "El Pais" ka zbuluar se shërbimi sekret spanjoll i ka propozuar kolegëve amerikanë të CIA-s që në të ardhmen të mos lejojnë më aterime të tilla në Spanjë, për transporte të të burgosurish.

Në javët e ardhshme, ministri i jashtëm spanjoll do të japë llogari në parlament, sepse e pranon presionin e hapur. Qeveria rajonale e Kanareve, raporton ndërkohë se aterime të ndërmjetme të të burgosurve të CIA-s ka patur edhe në Tenerifa. Të tilla janë lajmëruar edhe nga Suedia. Kështu që fluturimet e dyshimta të CIA-s, shumë shpejt mund të përfshijnë gjithë Evropën.

  • Data 20.11.2005
  • Autor Oliver Glaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCi
  • Data 20.11.2005
  • Autor Oliver Glaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCi