• Atenatet në Londër mund të ndikojnë edhe në frymën multi-kulturore dhe multi-etnike të Britanisë së Madhe • Afera e korrupsionit në radhët e koncernit VW shfrytëzohet për qëllime politike | Studimi në Gjermani | DW | 10.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

• Atenatet në Londër mund të ndikojnë edhe në frymën multi-kulturore dhe multi-etnike të Britanisë së Madhe • Afera e korrupsionit në radhët e koncernit VW shfrytëzohet për qëllime politike

Mbretëria e Bashkuar ndjek edhe sot traditën multi-etnike të Commonwealth-it Britanik

Mbretëria e Bashkuar ndjek edhe sot traditën multi-etnike të Commonwealth-it Britanik

Sulmet terroriste në Londër vazhdojnë të jenë në qendër të analizve të shtypit gjerman. Gazeta "Münchener Merkur" është e mendimit se atentatet në fjalë mund të ndikojnë edhe në frymën multi-kulturore dhe multi-etnike të Britanisë së Madhe dhe në anëtarësimin e Turqisë në BE, gjë për të cilën kryeministri britanik, Tony Blair, u angazhua në mënyrë të veçantë.

"Në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ndjek traditën multi-etnike të Komonuelthit, emigrimi është konsideruar gjithmonë më tepër si një pasurim se sa si kërcënim dhe rrezik. Deri ditët e fundit kryeministri britanik Tony Blair i akuzonte Francën apo Gjermaninë se në bisedimet për zgjerimin e BE-së ishin të fiksuar në probleme të tilla si shoqëria multi-kulturore. Asnjë kryetar tjeter qeverie të BE-së nuk ka bërë aq shumë reklamë për anëtarësimin e Turqisë në BE si Tony Blair. Prej goditjeve terroriste të 7. qershorit shumë britanikë janë zgjuar me tmerr prej ëndërrave të tyre për tolerancë dhe bashkëjetesën e feve të ndryshme me njera-tjetrën. Rezistenca ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE do të rritet."

Temë tjetër mjaft e diskutuar është edhe afera e korrupsionit në radhët e VW dhe pse kjo doli në pah pikërisht në një kohë kur në Gjermani mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Komentatorët mendojnë se kjo aferë po shfrytëzohet për qëllime politike.

Në lidhje me këtë në gazetën "Coburger Tageblatt" lexojmë:

"Kushdo që e nxori në dritë aferën e VW e dinte më së miri, se bërja publike e ngjarjeve të tilla do t'i trondisnin jo vetëm themelet e koncernit VW, por edhe ato të sistemit aktual gjerman të organizimit të ndërmarrjeve, ku përfaqësia e punonjësve ka të drejtën e votës në marrjen e vendimeve. Në mënyrë të veçantë kjo aferë prek kancelarin, sepse ish-superstari i tij, që hodhi bazat në çështjen e reformave të tregut të punës, ka ndër mend të japë dorëheqjen prej postit të manaxherit të lartë të koncernit VW nën peshën e rëndë të akuzave masive. Për shkak të rënies së numrit të shitjes së makinave, sukseset e tij e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm. A ishte rastësi që skandalet në radhët e VW dolën pikërisht tani në shesh? Tani do të luhen tela të tjerë, edhe në radhët e koncernit VW. Modeli i arritjes së konsensit mes sipërmarrësve, punonjësve dhe përfaqësuesve të qeverisë e ka humbur sharmin e tij dhe ka dalë në pah shpesh si i paefektshëm. Detajet e përhapura në lidhje me aferën në radhën e VW përkojnë pikëshrit me fushatën e ashpër elektorale. Terreni është bërë kështu gati në mënyrë që ata që kërkojnë flijime të mëdha, të mund të fillojnë nga puna.

Një pozicion të ngjashëm mban edhe gazeta "Südkurier" që botohet në Konstancë:

"Shpërdorimet në radhët e koncernit VW po ndiqen prej atyre politike. Në mënyrën më të dukshme e shprehu këtë kryeministri i landit Niedersachsen, demokristiani Christian Wulf. Ai u përpoq që ta dëmtonte emrin e mirë të kryetarit të kryesisë së koncernit VW, Peter Hartz, sepse emri i tij është shndërruar në një simbol të politikës reformatore të qeverisë. Wulff-i e dinte se largimi i kryesisë së koncernit në Wolfsburg do ta dëmtonte edhe kancelarin në Berlin. Dhe Wulf-i ia arriti qëllimit. Për të mos ta dëmtuar më tej koncernin Hartz-i kërkoi dorëheqjen. Por duhet thënë se deri tani nuk ka pasur asnjë dëshmi se ai vetë ka qenë i përzier në aferat korruptive në VW. Problemi i vërtetë është i pavarur prej VW. Pavarësisht se ç'përmasa do të marrë në të ardhmen kjo aferë fajin nuk e ka përfaqësia e punëtorëve, por ndikimi i shtetit."

  • Data 10.07.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arul
  • Data 10.07.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arul