Ata pyesin nëse perëndimi e ka seriozisht me barazinë, respektin dhe drejtësinë për të gjithë | Bota | DW | 08.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ata pyesin nëse perëndimi e ka seriozisht me barazinë, respektin dhe drejtësinë për të gjithë

Mbreti Abdullahu i Dytë i Jordanisë para kongresit amerikan flet mjaft hapur për konfliktin palestinezo-izraelit

Mbreti Abdullahi i Dytë, në sfond mbretëresha Ranja

Mbreti Abdullahi i Dytë, në sfond mbretëresha Ranja

Mbreti Abdullahu i Dytë i Jordanisë shkon shpesh në SHBA. Dhe shpesh atje takohet me politikanë drejtues, për t´u këshilluar për situatën e vështirë në Lindjen e Afert. Por në vizitën e fundit në Uashington mbreti u bë më i qartë se më parë.
"Madame Speaker, The King of the Hashemite Kingdom of Jordan"

Duratrokitje miqësore Abdullahu, mbreti i hashemitëve, mbreti i jordanezëve mbajti fjalim para dy dhomave të kongresit amerikan si dikur babai i tij Hussein. Një atmosferë nderi për Abdullahun II., mikun e Amerikës. Ai vështroi një herë përreth tani duhet të flasë hapur, nuk mund të heshtë më. Jo lufta në Irak, por refuzimi i paqes dhe drejtësisë në Palestinë janë problemet e tij të këtyre ditëve:

"Si mik i Amerikës u them sot të gjithëve: Procesi i paqes në Lindjen e Mesme është problemi më i madh me pasoja në rajonin tonë dhe në të gjithë botën."
Askush nuk duartrokiti më në kongres. Që para udhëtimit të tij për në Jordani Abdullahu kishte deklaruar, se Izraeli duhet të vendosë se çfarë dëshëron të jetë në të ardhmen: Fortesa Izrael, apo një fqinj, që jeton në paqe dhe në siguri. Edhe para aleatit tradicionalisht të ngushtë kongresit amerikan, mbreti i Jordanisë tha fjalë të qarta.

"Muslimanët në mbarë botën pyesin: Si është e mundur, që palestinezët vazhdojnë të jetojnë pa infrastrukturë dhe pa shtet. Ata pyesin nëse perendimi e ka seriozisht me barazinë, respektin dhe drejtesinë për të gjithë."

Rrallë një orator i ftuar para kongresit amerikan ka folur kaq direkt. Abdullahu ishte dikur kundershtar i luftës në Irak, por i ka mbeshtetur më vonë SHBA në heshtje vazhdimisht dhe prej kesaj edhe ka perfituar. Vit për vit Jordania merr thuajse një gjysëm miliardi dollarë ndihmë ekonomike nga SHBA, më shumë ndihma shkojnë vetëm në drejtim të Izraelit. Vetem që prej korrikut 2006 ndihma ushtarake nga SHBA ka patur një vlerë prej më shumë se 600 milionë dollarësh, helikopterë Black Hawk, sisteme për mbrojtjen nga raketat për avionët e luftes F 16.

Megjithë këto monarku 45 vjeçar thotë se Amerika duhet të drejtojë tani. Duhet ta çojë më me vendosmëri përpara procesin e paqes ndermjet Izraelit dhe palestinezëve, gjë që kërkojnë me kohë kritikët e administratës së Bushit.

"Një proces paqeje që sjell rezultate jo vitin e ardhshem, jo pas pesë vjetesh, por këtë vit."(duartrokitje) Senatoret dhe deputetët duartrokasin mbretin e ri, i cili vetë studioi dikur në Uashington. Abdullahu e quajti gjendjen në Lindjen e Mesme "katastrofë". Roli i Amerikës është detyrimisht i domosdoshëm u shpreh ai. "Ne nuk mund të presim më, prandaj gjendem sot para jush". Dhe pastaj aleati i ngushtë i qeverisë së Bushit rikujtoi direktivën e ish presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt në politikën e jashtme:

"Respekt i sinqerte para dinjitetit dhe të drejtave të të gjithë kombeve, të mëdhenjve si dhe të vegjelve."

Abdullahu është një avokat mjaft elokuent i palestinezëve. Ai deklaroi në fund se shpreson se jordanezi, palestinezi, apo izraeliti tjetër, që do të flasë në këtë pult para dy dhomave të kongresit amerikan, do të qëndrojë aty për të falenderuar Amerikën në vulosjen e një paqeje të perhershme ndermjet Izraelit dhe Palestinës. Një mbremje më parë mbreti kishte ngrenë darkë me presidentin Bush, kishte biseduar pas dyerve të mbyllura me ministren e jashtme Rice, zvpresidentin Cheney. Tani vjen apeli i tij zyrtar.

"Lerini palestinezet, lerini irakianët lerini izraelitet të jetojnë në paqe. Jo më gjakderdhje dhe vrasje absurde." Kjo ishte vizita e 20 zyrtare e mbretit jordanez në SHBA. Por njëkohësisht hera e parë, që aleati i SHBA Abdullah foli kaq hapur dhe në mënyrë kaq penetrante për procesin e paqes në Lindjen e Afert.

  • Data 08.03.2007
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJF
  • Data 08.03.2007
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJF
Reklamë