Ata nuk duhet të mbeten në kurriz të arkave publike! | Gjermania | DW | 13.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ata nuk duhet të mbeten në kurriz të arkave publike!

Janë mëse 180.000 njerëz në Gjermani, të cilët janë pranuar me statusin "i duruar", pra ata nuk kanë të drejtë të rregullt qëndrimi. Koalicioni qeverisës gjerman po debaton se në ç´kushte mund t´i jepet këtij grupi njerëzish leja e sigurtë e qëndrimit.

Kancelarja gjermane gjatë takimit me të huaj

Kancelarja gjermane gjatë takimit me të huaj

Grindja disa vjeçare për rreth 180.000 të huaj me statusin "i duruar" tani për tani ka marrë fund. Ata do të marrin një leje të rregullt qëndrimi, nëse deri në vitin 2009 kanë gjetur punë dhe dëshmojnë që kanë përvetësuar gjuhën gjermane. Përveç kësaj ata nuk duhet të kenë kryer akte penale. Ata që janë beqarë duhet të kenë qëndruar së paku tetë vjet në Gjermani, ndërsa familjarët gjashtë vjet.

E pra në thelb do të mbetet në fuqi rregulli i vendosur prej disa javësh nga unioni kristiandemokrat dhe socialdemokratët. Përfaqësuesit e partisë socialdemokrate qysh përpara marrjes së vendimit ishin shprehur kundër rishqyrtimit të rregullores mbi lejen e qëndrimit. Kryetari i socialdemokratëve në landin e Tyringenit, Kristof Matschie deklaroi: "Unë mendoj, se janë disktuar të gjitha mbi të drejtën e qëndrimit dhe tashmë ato duhet të vihen në zbatim."

Por rregulli i së drejtës së qëndrimit i përcaktuar disa javë më parë, më pas u vu në diskutim prej unionit kristiansocial të Bavarisë si dhe nga disa ministra kristiandemokratë të landeve.Me kompromisin e arritur së fundi u morën parasysh edhe kërkesat e paraqitura nga unioni konservator. Kryeministri i Nordrajn-Vestfalisë, Jyrgen Rytgers pak përpara arritjes së kompromisti deklaroi: "Unë besoj, se duhet të jetë e qartë që ata që nuk mund të qëndrojnë gjatë këtu nuk duhet të mbeten në kurriz të arkave publike. Gjithahstu duhet të jetë e qartë, që duhet bërë gjithçka në mënyrë që ata, të cilët do të qëndrojnë këtu të kërkojnë dhe të pranojnë edhe vendet e mundshme të punës që u ofrohen."

E reja në këtë kompromis është, që landet të huajve me statusin i duruar do të vazhdojnë t´u japin asistencën jo me para në dorë, por me paketa, për të evituar kësisoj shpenzimet shtesë për arkën e shtetit.

Kabineti qeveritar do që ta vendosë përpara Pashkëve rregulloren e re të së drejtës së qëndrimit. Nga unioni konservator mësohet, se ata që kanë statusin i duruar këtej e tutje nuk do të marrin lejen e përhershme të qëndrimit, por fillimisht një leje qëndrimi për një kohë prove. Përveç kësaj do të përjashtohet migracioni në sistemin social gjerman.

Me këtë marrëveshje hapet rruga për rishqyrtimin thelbësor të ligjit të migracionit të vitit 2005. Ndër të tjera qeveria duhet që në lejen e qëndrimit dhe të azilimit të orientohet sipas direktivave të BE-së. Për t´iu kundërvënë edhe më me efikasitet martesave të detyrueshme, partnerët do të lejohen të vijnë në Gjermani vetëm pasi të kenë mbushur moshën 18 vjeç dhe të provojnë njohuritë e gjuhës gjermane. Ai që i refuzon kurset e integrimit do të ndëshkohet me sanksione.

  • Data 13.03.2007
  • Autor Shtefan Ueberall
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxK
  • Data 13.03.2007
  • Autor Shtefan Ueberall
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxK