Aspak entuziazëm ndaj presidencës britanike në BE nga 1 korriku - BE-ja e përçarë, e paaftë të veprojë dhe e dizorientuar | Evropa | DW | 22.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Aspak entuziazëm ndaj presidencës britanike në BE nga 1 korriku - BE-ja e përçarë, e paaftë të veprojë dhe e dizorientuar

BE-ja ende nuk e ka marrë veten pas dështimit të samitit në fund të javës së shkuar. Presidenti i Komisionmit të BE-së, Hoze Manuel Barrozo përbetohet vazhdimisht, se BE-ja as nuk është bllokuar dhe as nuk është paralizuar. Por ndërkaq ka shpërthyer hapur grindja mes presidentit aktual të Këshillit të BE-së, luksemburgasit Zhan-Klod Junker dhe britanikut Toni Bler që do të kryesojë BE-në gjashtëmujorin e ardhshëm.

Kushtetuta dhe financat e BE-së në qorrsokak

Kushtetuta dhe financat e BE-së në qorrsokak

Kur presidenti i radhës i Këshillit të BE-së i dorëzon stafetën pasardhësit të tij, normalisht të dyja palët kanë vetëm fjalë të mira për njëri-tjetrin. Ndërsa sivjet në fund të qershorit duket se do të ndodhë ndryshe, sepse të dy zotërinjtë po grinden ashpër me njëri-tjetrin: Zhan Klod Junker fajëson Toni Blerin për dështimin e samitit të BE-së, sepse ky deri në fund insistoi për çdo sent sa i përket buxhetit. Nga ana e tij Bler u kundërvu duke argumentuar, se Junker i ka formuluar në mënyrë mjaft evazive propozimet e tij. Ndaj sipas Blerit këto propozime nuk ishin të vlefshme as për Britaninë e Madhe dhe as për Evropën.

Kjo e ka prekur shumë luksemburgasin Junker, gjë që bie menjëherë në sy tek ai. Deri më sot Junker konsiderohej si njeriu që rrezantonte entuziazëm ndaj Evropës, si një ndërmjetësues neutral, që është në gjendje të negociojë për arritjen e kompromiseve midis të mëdhenjve. Ndërsa tani sado që të përbetohet ai, se BE-ja nuk ka dështuar, fytyra e tij e lodhur të bind për të kundërtën.

Duke e nuhatur frymën e dështimit në BE presidenti i SHBA Xhorxh Bush në takimin e nivelit të lartë, SHBA dhe BE në Uashington, gjeti fjalë inkurajuese. Ai u shpreh se dëshiron një Evropë të fortë. Kësaj here kjo tingëlloi jo më si një shprehje kortezie, por më shumë si një shprehje e shqetësimit serioz.

Evropianët, parë nga këndvështrimi i SHBA, ndonëse të vështirë janë një partner strategjik i domosdoshëm. Në Uashington vlerësohet në veçanti efekti demokratizues dhe stabilizues i BE-së ndaj vendeve në kufijtë e këtij unioni, të cilët shpresojnë antarësimin. Tashmë rrezikon që atraktiviteti të shuhet, nëse Evropa nuk do të ketë më kurajo që të përdorë fjalën "zgjerim" dhe në vend të saj të zhytet në një "pauzë të menduari", gjë që
është preferuar shpesh herë. Ka rrezik madje që kjo pauzë të karakterizohet më shumë nga grindjet, se sa sa të menduarit vërtetë për të ardhmen.

Pikërisht Toni Bler ofron tani një vizion që u jep një dush të fortë Zhak Shirakut dhe disa drejtuesve të tjerë të shteteve antare. Britaniku kërkon heqjen e subvencioneve agrare, që sipas tij janë të pakuptimta. Bler ëndërron për një Evropë që të mos investojë shumë para për bujqësinë, por për ekonominë, teknologjinë dhe arsimin.

Eshtë e qartë: një lamtumirë kaq radikale prej idesë "së BE si bashkësi subvecionesh" do të ishte një revolucion. Bujqit në Francë, në Spanjë apo në Greqi janë ambjentuar për vite me rradhë me paratë nga Brukseli. Por qeveritë përkatëse e dinë mirë, se në këtë vorbull mbillen edhe ca kodra të tepërta me ullishte. Gjithashtu tani ata e dinë mirë, se nuk mund të mbyllin me sot e nesër rubinetin e subvencioneve. Kjo pasi me një veprim të tillë ata jo vetëm që do të humbisnin vetë pushtetin, por pjesë të tëra të vendeve të tyre do të zhyteshin në varfëri.

Çështja është, nëse Bler, do të vazhdojë të jetë po kaq këmbëngulës dhe jo i gatshëm për kompromis kur të drejtojë vet presidencën e rradhës në Këshillin e BE-së, duke filluar nga 1 korriku. Si kryetar i radhës në raundin e kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve të BE-së atij do t´i duhet të përdorë tone zbutëse dhe të përpiqet për konsensus.

  • Data 22.06.2005
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE2
  • Data 22.06.2005
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE2