″Asnjë forcë në botë nuk mund ta ndajë Amerikën nga Evropa″. | Politika | DW | 21.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

"Asnjë forcë në botë nuk mund ta ndajë Amerikën nga Evropa".

Bushi nis në Bruksel vizitën e tij në Evropë.

default


Presidenti amerikan Xhorxh Bush në fillim të vizites së tij në Evropë është takuar sot në Bruksel me mbretin belg Alberti II dhe kryeministrin Guy Verhofstadt. "është mrekulli të jesh ketu", tha Bush pak para takimit me kryeminsitrin belg, i cili se bashku me kancelarin gjerman Schrëder dhe presidentin francez Shirak ka qenë një nga kritiket më të ashper evropianë të luftes në Irak. Vizita e Bushit në Evropë ka qëllim kapërcimin e hendekut transatlantik, i cili u hap si pasojë e luftës së Irakut.
Pas një vizite kortezie tek mbreti belg Albert i dyte dhe një bisede të shkurter me kryeminsitrin belg, Guy Verhofstadt, presidneti amerikan sot pasdite do të mbajë fjalimin për marrëdhëniet transatlantike. Atë që Xhorxh Bush do t´ua bëjë të ditur aleatëve evropiane, e ka përmendur deri tani në shumë intervista në gazeta dhe televizione. Rruges nga Uashingtoni për në Bruksel Bushi u tha edhe një herë gazetareve, të cilet ishin së bashku me të në bordin e avionit të presidentit "Air Force One" se mesazhi i vizitës së tij në Evropë eshte: "Harmoni dhe krijim besimi".
Në të njëjtën kohe Shtepia e Bardhe botoi pjesë të fjalimit, të cilin miku amerikan do ta mbajë në Bruksel para diplomateve evropianë. Sipas manuskriptit Bushi do të bëjë thirrje për një ere të re në partneritetin transatlantik. SHBA mbeshtesin një Evropë të fortë, sepse citojmë: "ne na nevojitet një partner i forte në punën e vështirë për arritjen e lirisë në bote". Asnjë fuqi e botes nuk do ta ndante dot Ameriken dhe Evropën, asnjë debat kalimtar dhe dallime mendimesh. Presidenti, i cili se bashku me Britaninë e Madhe para dy vjetesh la të pushtohet Iraku, u lutet tani evropianeve për ndihmë konkrete, për të forcuar citojmë: "demokracinë e re " në botë.
Partnere evropiane, të cilet refuzuan luften në Irak, do t´i degjojnë me endje fjalë të tilla pajtimi. Në mbremje Xhorxh Bushi do të presë në një darkë pune presidentin francez Zhak Shirak, një kritik të ashper të tijin. Kancelarin gjerman i cili refuzoi gjithashtu fushaten në Irak, Bush do të takojë të merkuren në një bisede të hollesishme.
Në fjalën e tij presidenti amerikan do të cilësojë paqen ndermjet izraeliteve dhe palestinezeve si detyren më të rendesishme të perbashket për evropianet dhe amerikanet. Në qëndrimin ndaj Iranit, Kinës, apo Sirisë në politikën praktike ka shumë dallime. Vëzhguesit mendojnë se keto ceshtje që përmbajnë potencial konflikti do të preken pas vizites së Bushit. Me presidentin francez Chirak Bush do të flasë në radhe të parë për Sirinë. SHBA dhe Franca kanë arritur së bashku një rezolutë të OKB-së, e cila kerkon që Siria të tërheqe trupat e saj nga Libani.
Minisitrat e jashtem të BE, të cilet mblidhen po ashtu sot në Bruksel, do të vendosin, për hapjen e zyre nderlidhese në Bagdad, e cila do të organizojë pergatitjen e 700 juristeve dhe policeve irakiane. Në këtë zyre do të bëjnë pjesë 5 britanike, të cilet pranojnë regjistrimet për përgatitje, e cila per arsye sigurie do të zhvillohet jashte Irakut. Kjo zyre e BE, thonë diplomatet, është më teper një gjest simbolik. Kryetaret e shteteve të BE do t´ia dorezojnë mikut amerikan këtë dhurate simbolike të marten në samitin e tyre të shkurter.
Fillimisht nesër paradite do të zhvillohet një samit i Natos, në të cilin pritet kryeministri ukrainas Viktor Jushcenko, i cili do të kerkojnë pranimin e vendit të tij në organizaten evropiane.
Nga delegacioni amerikan thuhet se Bush do të bëjë një hap drejt evropianeve edhe në ceshtjen e mbrojtes së klimes. Nuk premtohet mbeshtetja e protokollit të Kiotos, por një qëndrim i qartë në mbrojte të klimës në tokë.
Rreth 2.500 policë belge dhe disa qindra agjente amerikanë të sherbimit sekret mbrojnë vizitorin. Një siguri e cila është shumë më e madhe se në samitet e zakonshme të BE-së dhe që shkakton pengesa të medha në qarkullim. Disa qindra punonjës të komisionit evropian kanë pushim për shkak të vizitës së Bushit. Thuhet biles se edhe rrjetet e telefonisë mobile janë nderprere. Sonte perfaqesues të 88 grupeve kanë bere thirrje për një demonstatë para ambasades amerikane, e cila është bllokuar krejtesisht.
  • Data 21.02.2005
  • Autor Bernd Riegert.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquG
  • Data 21.02.2005
  • Autor Bernd Riegert.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquG