1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Asnjë shenjë tërheqjeje megjithë misionin vëzhgues të Lidhjes Arabe në Siri

27 Dhjetor 2011

Sot (27.12.) arritën në Homs, në qendrën e rebelëve sirianë vëzhguesit e parë të Lidhjes Arabe. Në Homs përfaqësuesit e pushtetit po vazhdojnë dhunën masive kundër aktivistëve të opozitës dhe popullsisë.

https://p.dw.com/p/13ZYK
Mourners pray at a mass funeral Saturday, Dec. 24, 2011 for 44 people killed in twin suicide bombings that targeted intelligence agency compounds in Damascus, Syria. Mourners carried coffins draped in the red, white and black Syrian flags into the eighth-century Omayyad Mosque, where they were placed on the ground for prayers. (Foto:Muzaffar Salman/AP/dapd)
DamaskFotografi: dapd

Regjimi sirian nuk po tregon asnjë shenjë tërheqjeje megjithë misionin vëzhgues të Lidhjes Arabe që hyri në vend. Homs, qyteti i tretë për nga madhësia në vend, që gjendet në kufirin verior me Libanin është rrethuar nga ushtria. Se çfarë po ndodh në brendësi të qytetit milionësh, nuk merret vesh. Banorët u raportojnë stacioneve televizive arabe për përdorim armësh të rënda, luftime midis rebelëve dhe ushtrisë dhe shumë të vdekur. Sipas OKB-së një e treta e mbi 5.000 të vrarëve që nga fillimi i kryengritjes kundër Assadit, duhet të jenë nga Homsi. Megjithë përpjekjet e regjimit për të maskuar situatën përshkrimet që japin refugjatët si Umm Wisam, e cila arriti të kalonte për në Jordani, krijojnë një lloj përshtypjeje të situatës në Homs: "Nëse në lagje ka protesta, ata i ndëshkojnë të gjithë, qëllojnë me tanke dhe pengojnë furnizimin me ushqime, karburant dhe gaz."

Banorët deklarojnë se dhuna tani buron nga të dyja palët. Ajo që është e sigurt është se prej disa javësh në Homs po zhvillohet luftë civile. Edhe konfliktet fetare janë të njohura, lufta e sunitëve kundër pakicës së alavitëve, së cilës i takon edhe Assadi, vrasje dhe rrëmbime të ndërsjella.

01.jpg (auch als FLASH GALLERY) Titel: "Ärzte der syrischen Revolution" mit neuen Herausforderungen konfrontiert Beschreibung: Viele Syrer demonstrieren in verschiedenen Städten gegen das Regime. Rechte: DW Korrespondentin, Syrien.
Fotografi: DW

Barra kryesore i bie popullatës civile, dhe kjo është arsyeja pse opozita po i bën thirrje grupit të parë të vëzhguesve të Lidhjes Arabe, për të ardhur menjëherë në Homs. Pas disa javësh vonesë nga ana e Damaskut shtetet arabe ranë dakord me Sirinë për të mbikëqyrur tërheqjen e tankeve dhe ushtarëve nga pikat e nxehta të dhunës dhe lirimin e të burgosurve. 50 vëzhgues të ndarë në grupe prej dhjetë vetësh kanë filluar punën e tyre. Louay Safi i Këshillit Kombëtar sirian, grupimit kryesor të rezistencës politike thotë:

"Ata duhet të shkojnë fillimisht në Homs, i cili është nën sulm të vazhdueshëm. Sigurisht, autoritetet siriane do të luajnë me ta lojrat e tyre, por vëzhguesit janë ekspertë të shkëlqyer. Ne shpresojmë se ata mund të kontribuojnë për mbrojtjen e popullsisë në Homs dhe gjetkë, por në fund të fundit kjo varet nga regjimi."

Regjimi ia arriti qëllimit që vëzhguesit nuk kanë të drejtë të hyjë në objekte të quajtura "ushtarakisht të ndjeshme" - ky është në term elastik. Opozita ka frikë se në të tilla vende mund të çohen të burgosurit, që të mos kenë kontakt me vëzhguesit. Vendimtare për suksesin e misionit të tyre duhet të jetë çështja, nëse opozita heq dorë nga refuzimi i saj kategorik për dialog me regjimin. Një gjë të tillë kërkon paketa e zgjidhjes e propozuar prej Lidhjes Arabe. Përndryshe misioni është i dështuar. Por nuk duket se do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrime. Të gjitha grupet e opozitës kanë deklaruar se nuk duan të ulen në tryezën e bisedimeve me vrasësit.

Autor: Ulrich Leidholdt / Pandeli Pani
Redaktor: Esat Ahmeti