1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Asnjë informacion për lëvizje refugjatësh drejt Shqipërisё"

Amarildo Topi7 Mars 2016

Kryeministri shqiptar Edi Rama së fundi: 'Shqipëria nuk do të ngrejë mure për të bllokuar refugjatët, por as nuk do të hapë portat'. Si zbatohet kjo nё kufi? Për DW Drejtori i Drejtorisë së Emigracionit të Qarkut Korçë.

https://p.dw.com/p/1I8IH
Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Dorfbewohner
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Emigracionit të Qarkut Korçë. Dashamir SpahoFotografi: DW/A. Topi

DW: Kohët e fundit është raportuar shpesh në mediat ndërkombëtare se Shqipëria mund të kthehet në një vend të ri tranzit të refugjatëve nga Siria, Afghanistani dhe vendve të tjera, duke qenë se Maqedonia ka mbyllur kufijtë dhe nuk po i le të kalojnë në territorin e saj. A ka shtuar masat policia kufitare shqiptare për skenarin e mundshëm të dyndjes së refugjatëve?

Dashamir Spaho: Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat, për përballimin e një situate të mundshme. Nga Drejtoria e Policisë së Shtetit është hartuar një plan veprimi që përcakton detyrat konkrete për drejtorinë vendore të kufirit dhe emigracionit Korҁë. Aktualisht ne kemi shtuar shërbimet në kufi, me mjetet optike edhe natën. Janë shtuar patrulluat në të gjithë vijën kufitare që mbulon territorin me Greqinë. Bashkëpunimi ynë konsiston edhe me drejtorinë vendore të policisë së qarkut Korçë, ku janë marrë masa të përbashkëta që në të gjitha akset rrugore që të çojnë në kufij të mos kalojë asnjë person pa u identifikuar më parë.

Ka pasur raste gjatë këtyre ditëve të fundit të kapjes së refugjatëve, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.?

Ne kemi vlerësuar informacionet që na vijnë nga pala greke dhe informacione të tjera që kemi mundur të marrim, por aktualisht nuk kemi asnjë rast të kapjes së shtetesave nga vendet që janë përfshirë në këtë situatë.

Në bazë të disa raportimeve në meidat italiane jo shumë larg kufirit shqiptar ka grumbullime refugjatësh, të cilët mund të kalojnë kufirin në çdo moment? Keni një informacion zyrtar nga autorietet greke për diçka të tillë?

Sipas komunikimeve zyratre na është vënë në dijeni që janë krijuar disa kampe në Kozanë, Grevena dhe në disa vende të tjera. Por nuk kemi asnjë informacion për një lëvizje të tyre në drejtim të territorit tonë.

A janë marrë masat për të përballuar situatën në rast të një lëvizjeje të mundshme të tyre?

Detyra jonë është që ne të krijojmë të gjitha kushtet që mos të hyjnë në territorin shqiptar shtetas, të cilët trafikohen nga persona, të cilët shrfytëzojnë këtë lloj sitaute. Kjo është detyra jonë kryesore që na është caktuar. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa për strehim nëse duhet të përballemi me një fluks refugjatësh, por kjo është kompetencë e autoriteteve lokale.

Duke qenë se ju jeni përgjegjës për një nga zonat me të nxehta të kufirit, duke u nisur nga situata e refugjatëve të bllokuar në Greqi, njëkohësisht edhe më të thyerat sa i përket gjeografisë - sa e vështirë është të menaxhohet e gjithë kjo vijë kufitare?

Të jeni të sigurtë që ne kemi informacionin e duhur për çdo lloj situate dhe i kemi marrë të gjitha masat, sa i përket forcave, mjeteve dhe logjistikës.

Cilat janë ato zona që mund të ketë më shumë kalime refugjatësh duke pasur parasysh edhe vendndodhjen e tyre në territorin grek?

Asnjë gjë nuk është e saktë në lidhje me këtë pyetje, por ne kemi marrë masat në gjithë vijën kufitare. Për ne çdo zonë është me rrezik.