Askush nuk arrin mazhorancën e duhur për në bundestag! | FOKUS | DW | 18.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Askush nuk arrin mazhorancën e duhur për në bundestag!

Për partitë kryesore gjermane, rezultatet e zgjedhjeve janë historikisht të dobëta dhe zhgënjyese

Dy konkurentë

Dy konkurentë


Nën duartrokitjet e partizanëve të tij, Schröder deklaroi, se edhe në katër vitet e ardhshme do të ketë një qeveri stabile nën drejtimin e tij. Unë e ndjej veten të konfirmuar, deklaroi Schröder. Megjithëse Schröder po jep imazhin e fitimtarit, partia e tij arriti në zgjedhje një rezultat historikisht të dobët.

Ndërkohë Unioni del sipas rezultateve zgjedhore partia më e fortë, megjithe rënien e dukshme krahasuar me zgjedhjet e ardhshme. Prognozat televizive të ARD dhe ZDF, tregojnë se megjithatë nuk është e mundur që Unioni kristiandemokrat dhe kristiansocial dhe partneri i tij, partia liberale të arrijnë mazhorancën e duhur, por ai udhëheq rezultatet me 35,4%.

Infratest-dimap jep rezultatet e partive të tjera. Partia liberale ka një përmirësim të dukshëm në këto zgjedhje, dhe kap kuotën e 10, 5% të votave. Partia socialdemokrate e Gerhard Schröderit bie në krahasim me rezultatet e mëparshme dhe arrin 34,2 të votave. Edhe socialdemokratët ndjehen të zhgënjyer. Kryeministri i landit të Brandenburgut, Matias Placek deklaroi, se nuk do të ketë bashkëpunim vetëm me partinë e majtë. Skenarët e tjerë politikë, Placek nuk i përjashtoi. Ndërkohë që kryeministri i landit të Hesenit, Roland Koch u shpreh për mediat, se do të zhvillohen negociatat për koalicion nën drejtimin e kandidates për kancelare, Angela Merkel. Për televizionin ZDF, ai tha se kjo është detyra e Merkelit. Ekologjistët bien dhe arrijnë të kapin vetëm 8,1%. Ndërkohë që partia e majte kapërcen pengesën e 5 % dhe ngjitet në kuotën 8,5%.

Në zgjedhjet e vitit 2002, partia socialdemokrate dhe Unioni kristiandemokrat e kristiansocial arritën përkatësisht 38,5 të votave. Ekologjistët arritën atëherë 8,6 % dhe liberalët vetëm 7,4% të votave. Kështu u bë e mundur ripërsëritja e koalicionit të kuq -të gjelbër.

  • Data 18.09.2005
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqii
  • Data 18.09.2005
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqii