Ashpërsohen frontet tek Opeli. | Gjermania | DW | 18.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ashpërsohen frontet tek Opeli.

Në Rüsselsheim zhvillohen sot bisedimet për shkurtimin e vendeve të punës.

Gjendja tek Opeli është ashpërsuar kete fundjave. Të premten shefi i kryesisë së Opelit, Carl Peter Forster, i bëri apel personelit, që të ruajë qetesinë.

"Ne i marrim seriozisht problemet e punonjësve, duhet ta na besoni. Ne jemi shumë të interesuar të gjejmë zgjidhje, që të jenë të drejta edhe për ta. Por ne nuk besojmë, që grevat do të ndihmojnë në ndonjë lloj menyre."

Gjate gjithë fundjaves është protestuar në Bochum, megjithese sot zhvillohen bisedime ndermjet përfaqësisë së punonjësve dhe sipermarrjes në Rüsselheim. Këshillat perfaqësues të punëtoreve nga Bochumi, Rüsselheimi dhe Kaiserslauterni do të diskutojnë sot me shefin e kryesisë së firmës Opel, Hans Demant. Në fundjavë shefi i General Motors për Evropën, Fritz Henderson, i hodhi benzinë zjarrit. Ai tha se mbyllja e ndermarrjes së prodhimit të automobileve Opel nuk perjashtohet, megjithese në dy vitet e ardhshme nuk do të mbyllet asnje dege gjermane e Opelit. General Motors kishte bere të qartë se nuk do të mbyllë ndonjë kantier të ndertimit të makinave para vitit 2008-2009. Sidoqofte në këtë mënyrë ai u krijoi panik punëtoreve grevistë në Bochum. Kantieri i atjeshem tha ai është shumë i rrezikuar, sepse është më i vjetri dhe me më pak efektivitet.
Por ai u bëri presion të madh edhe keshillave të punëtoreve dhe Opelit. Bija e gjeneral Motors Opel nuk është e zonja për të mbijetuar, nqs nuk do të zbatohet programi i kursimit të General Motors. Ai tha se është dashur të reagohet në vitet e fundit për gjendjen shumë jo rentabel të Opelit.
Protestat në Bochum i kushtojnë ndermarrjes çdo ditë miliona të tjere. Së shpejti edhe fabrika të tjera mund të preken nga grevat, sepse ata varen nga pjeset e kembimit nga Bochumi. Prandaj edhe ministri i ekonomisë, Wolfgang Klement, u ka bërë opelaneve disa here thirrje që t´i therrasin mendjes.

"Me gjithë mirëkuptimin për shqetesimin që kanë shkaktuar deklarata e Opelit, u luten punonjësve dhe punonjesve të Opelit në Bochum që të mos krijojnë pasiguri të re, por të besojnë, që në bisedime do te gjenden zgjidhje."

Por pas pervojave të viteve dhe muajve të fundit duket se punonjësit nuk kanë shumë besim tek koncerni.

"Ne ndjehemi të mashtruar. Na dergojnë një Carl Peter Forster i cili nis një program per rregullimin e ndermarrjes, por nuk ia arrin, tani na dergojnë amerikanet dhe ne na behet presion. Ky eshte edhe mendimi i kolegeve. Që kesaj kryesie që ketyre zoterinjve ketu nuk mund t´u besosh."

Në keto kushte zhvillohen sot tratativat në Rüsselheim. Me gjithe mirekuptimin që shefi i keshillit perfaqësues të punonjësve ka deklaruar për koleget e tij në Bochum, ai do të desheronte bisedime të qeta, sepse ai gjithsesi u druhet shkurtimeve masive.

"Pa shkurtim të personelit nuk do të dalim në fund të ketij procesi. Qëllimi ynë është që kete ta menagjojmë sa më mirë të jetë e mundur."

  • Data 18.10.2004
  • Autor Lars Hofmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5W
  • Data 18.10.2004
  • Autor Lars Hofmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5W