Asambleja e përgjithshme e OKB-së përkujtoi çlirimin e kampit të perqëndrimit Auschwitz | Bota | DW | 24.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asambleja e përgjithshme e OKB-së përkujtoi çlirimin e kampit të perqëndrimit Auschwitz

Në një seancë të posaçme asambleja e pergjithshme e OKB-së përkujtoi çlirimin e kampit të përqendrimit Auschwitz nga ushtria e kuqe para 60 vjetësh. Ishte hera e parë që përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare ju përkushtuan kësaj teme me një ceremoni përkujtimore.

Fisher para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Fisher para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Për herë të parë në historinë e saj, Asambleja e përgjithshme e OKB-së në një seancë të posaçme përkujtoi çlirimin e kampit të përqëndrimit Auschwitz para 60 vjetësh. Shefi i diplomacisë gjermane, Joshka Fisher përmendi edhe njëherë para Asamblesë së përgjithshme detyrimin historik dhe moral të Gjermanisë për të luftuar çfardo forme të antisemitizmit, racizmit dhe armiqësisë ndaj të huajëve.

"Ky krim barabar do të jetë përgjithmonë pjesë e historisë gjermane. Për vendin tim kjo do të thotë absolutisht pika më e ulët morale - një rënje civilizimi e pashembulltë. Gjermanët nuk guxojnë të kundrojnë e mos të ndërrmarrin asgjë kur njerëzit fyhen për shkak të besimit të tyre, sulmohen apo lëndohen."Ne nuk guxojmë të kthejmë kokën në anën tjetër nëse shkarraviten dhe përlyhen sinagogat. Dhe ne nuk guxojmë të dëgjojmë në heshtje nxitjet antisemtisite", nënvizoi ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher.

Ministri i jashtëm izraelit Silvan Shalom e çmoi lart seancën përkujtimore duke e quajtur atë "ngjarje historike me përmasa mbarëbotërore dhe sukses politik të Izraelit".

Seanca historike filloi me një minutë heshtje të përfaqësuesëve shtetëror nga mbarë bota. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan përkujtoi në fjalimin e tij se Kombet e Bashkuara u themeluan pas Luftës së II-të Botërore si përgjegje ndaj të keqes të nacionalsocializmit.

"Holokausti erdhi si një përfundim i një historie të gjatë e të pamëshirshme të programeve të persekutimit antihebre, të diskriminimit social dhe degradimeve të tjera. Nxitësit e urrejtjes nuk ka qenë gjthmonë dhe ndoshta nuk do të jenë në të ardhmen vetëm ekstremistë të skajeve. Si mund të ndodhte një akt i tillë djallëzor në një shtet komb të kulturuar dhe tepër të sofistikuar në zemrën e Evropës, artistët dhe mendimtarët e të të cilit i kanë dhënë kaq shuëm botës?. Me të vërtetë që është thënë saktë se gjithcka që i duhet djallit të trimufoj është që njeriu i mirë të mos bëj asgjë. Kjo vepër e djallit nuk duhet të lejohet më kurrë të ndodh sërish", theksoi në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan.

Kjo ishte hera e parë që Kombet e Bashkuara përkujtuan në këtë formë çlirimin e kampit të përqëndrimit Aushwitz nga ushtria e kuqe. Rreth 150 nga 191 vende antëtare të Kombeve të Bashkuara kanë mbështetur iniciativën për mbajtjen e kësaj seance përkujtimore. Organizata e Kombeve të Bashkuara është themeluar në vitin 1945 su reagim ndaj luftërave botërore dhe Holokaustit.

  • Data 24.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQs
  • Data 24.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQs
Reklamë