Asambleja e Përgjithshme e OKB hapet me pranimin e deklaratës përfundimtare | Bota | DW | 14.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Asambleja e Përgjithshme e OKB hapet me pranimin e deklaratës përfundimtare

Vetëm pak orë para skadimit të afatit, mbrëmë në mesnatë, delegacionet e vendeve antare të OKB-së, ranë dakord për përmbajtjen e deklaratës përfundimtare.

Kofi Anan dhe Joshka Fischer gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Kofi Anan dhe Joshka Fischer gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, doli me vonesë para gazetarëve që ndodheshin Sallën e konferencës së shtypit, për të prezantuar dokumentin bazë të deklaratës së samitit, në zërin e tij u ndien notat e zemërimit: "Më lejoni t´ju them, se unë do të kisha preferuar një gjuhë më të ashpër në disa nga pjesët e tekstit. Por disa vende nuk ishin të gatshme për të bërë lëshimet e nevojshme. Ndaj më lejoni të jem i ndershëm kur them se mes nesh ka patur edhe plangprishës." Deri në minutën e fundit, negociatorët u përpoqën të përpilonin kapitujt kryesorë të deklaratës. Në deklaratë përfshihen qëllimet e ashtuquajtura "të mileniumit" për zhvillimin, qëllime nga të cilat varet edhe suksesi i Asamblesë së 60-të Përgjithhsme të OKB-së. Por qëkurse SHBA paraqitën qindra kërkesa për ndryshimin e detajuar të përmbajtjes së deklaratës, edhe shtete të tjera e ndjenë veten të inkurajuar për të shfaqur rezervat e tyre ndaj saj. Tri javë bisedime të vështira do të kishin përfunduar pa asnjë rezultat, sikur të martën të mos ishte arritur në një marrëveshje.Sigurisht, që të diskutueshme janë edhe kapitujt për luftën kundër terrorizmit, siguria dhe krijimi i një këshillit të përhershëm për të drejtat e njeriut. Lidhur me këto Presidenti i Asamblesë së 60-të përgjithshme të OKB-së, Jan Eliason: "Lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut, ne me siguri, do u themi vendeve antare se nuk kemi arritur sa duhet. Mund të them, se ia dolëm mbanë të vendosim për krijimin e një këshilli të përhershëm për të drejtat e njeriut. Megjithatë më duhet të pranoj, se Asambleja e 60 e Përgjithshme do të ketë shumë më tepër punë, nga sa ishte paraparë." E paqartë mbetet mënyra e zgjidhjes së Këshillit të Përhershëm të të Drejtave të Njeriut dhe kriteret që duhet të përmbushen nga shtetet që do të jenë antare të këtij forumi. Të gjitha vendimet për reformën e Këshillit të Sigurimit u shtynë gjithashtu për më vonë. Qëllimi për të rritur me 0,7% të produktit bruto në vend ndihmat për zhvillim të vendeve donatore, nuk u shpall si qëllim i detyrueshë pas insistimit të SHBA-ve. Në çështjet e sigurisë, negociatorët nuk mundën të bien dakord në përkufizimin e terrorizmit. Edhe sa i përket çarmatimit, sipas presidentit Eliason, u desh që në dokumentin që do të nënshkruhet ditën e premte të paraqiteshibn shumë klauzola: "Çështja e çarmatimit është përfshirë në tekst. Por ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë kapitull. Kur është fjala për armë të vogla dhe mina, apo armë të ngjashme, ne do bëjmë shqyrtime të detajuara të tyre. Tani, nuk mund të them se çfarë rezultati kemi arritur, sepse këto tema janë ende në diskutim e sipër." Shumica e shteteve të OKB-së i përmbahen qëllimeve të shpallura për mileniumin, theksoi Elisanon, duke u shprehur i sigurt se zhvillimit global, do i kushtohet vëmendja e duhur në samitin e OKB-së. Shumë vetë janë zhgënjyer me përmbajtjen e dokumentit përfundimtar të samitit të 60 të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Ndonëse do të dilet me një deklaratë, ajo nuk do të përmbajë atë çka shpresonin përpara samitit vendet e varfëra dhe shumë organizata jo qeveritare. Samiti i OKB-së në Nju Jork vazhdon punimet deri më 16 sht
  • Data 14.09.2005
  • Autor Helle Jepensen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO4
  • Data 14.09.2005
  • Autor Helle Jepensen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO4
Reklamë