Artistet shqiptare në Berlin | FOKUS | DW | 26.09.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Artistet shqiptare në Berlin

Ekspozitë në ambientet e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin me artistë bashkëkohorë nga Ballkani e Bullgaria, ndër to edhe Mimoza Veliu, Linda Vukaj dhe Shqipe Kamberi.

Shiko videon 02:32
Now live
02:32 minuta

Dhjetë artistë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor dhe Bullgaria kanë sjellë punimet e tyre në institutin Bullgar në Berlin. Ndër to edhe tre emra shqiptarë: Mimoza Veliu me dy foto që pasqyrojnë gjendjet shpirtërore të së përditshmes (Up&Down), Linda Vukaj,  me momentet  e fiksuara në celuloid gjatë një fotoreportazhi në Shqipëri (Pezull) dhe Shqipe Kamberi me "Nusja", një instalacion që tematizon situatën e femrave në zonat rurale. Eskpozita është e hapur deri më 11 tetor 2018.