1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Artet figurative - Artistë gjermanë të suksesshëm

Sabine Oelze18 Korrik 2008

Josef Beuys, Georg Baselitz, Jörg Immendorf - Emra të njohur që prezantojnë artin gjerman në skenën ndërkombëtare. Por ata janë vetëm një pjesë e Artit, e cili ndodhet në bum edhe komercial.

https://p.dw.com/p/EBLt
Georg Baselitz në atelienë e tij në Derneburg, 2003
Georg Baselitz në atelienë e tij në Derneburg, 2003Fotografi: dpa

Në muajin janar Glenn Lowry, Drejtori i Muzeumit Njujorkez të Artit Modern, (MOMA) doli nëpër Gjermani të blinte vepra arti. Krahas veprave të Joseph Beuys-it, Martin Kippenberger-it ose Andreas Gursky-t ai morri për eskpozetë e MOMA-s edhe piktura nga Neo Rauch. Piktori nga Lajpcigu ka bërë shumë famë. Me punimet figurative, neosocialiste dhe me retrolook, Shkolla e re e Lajpcigut është kthyer në garanci kualiteti, që njihet ndërkohë në gjithë botën njësoj siç njihen folksvageni ose BMW-ja.

Martin Kippenberger - Model Winnetou, prezantuar në Museum Tate Modern në Londër
Martin Kippenberger - Model Winnetou, prezantuar në Museum Tate Modern në LondërFotografi: artnet



Young German Art bëhet orientuese

„Mrekullia gjermane e pikturës“ quhet prej fejtonistëve fenomeni i ri i Shkollës së Artit në Lajpcigut. Jo vetëm Neo Rauch, dhe nxënësit e tij në Shkollën e Lajpcigut, por edhe artistë që nuk bëjnë pjesë në ndonjë lëvizje arti, si John Bock, Jonathan Meese, Amelie von Wulffen ose Daniel Richter vlervsohen në tregun ndërkombëtar të artit. Pas perëndimit në fund të viteve 1990-të të „Young British Art“ pasoi një hype e „Young German Art“.

17 janar 1986 - Gerhard Richter, zbuluesi i realizmit kapitalist
17 janar 1986 - Gerhard Richter, zbuluesi i realizmit kapitalistFotografi: dpa


Fillimin e gjitha e ka në vitet 60-të. Kërkush nuk e priste që Gjermania e shkatërruar e pasluftës të bëhej orientuese e tregut ndërkombëtar të artit. Por në situatën e pasluftës – kryesisht në Gjermaninë perëndimore, u zhvillua baza e kërkimit të suksesshëm të një identiteti artistik dhe një gjuhe të pavarur imazhesh.

Glenn Lowry, Drejtor i MoMA në New York
Glenn Lowry, Drejtor i MoMA në New YorkFotografi: AP


"dokumenta" gur themeltar

Në vitin 1955 – dhjetë vjet pas vitit politik zero në Kasel u hap "documenta" e parë. Ajo u kthye me plot kuptimin e fjalës në gurin bazë të daljes nga rrënojat dhe zhvillimin e ndërgjegjes së artit gjerman. Kjo ngjarja e madhe arti e periudhës së pasluftës i dha artistëve gjermane shancin e kapërcimit të izolimit të krijuar nga regjimi nazist. Nga ky moment arti gjerman krijoi sërish lidhjet me botën ndërkombëtare të artit.

Andreas Gursky - Bursa e Tokios 1990
Andreas Gursky - Bursa e Tokios 1990Fotografi: Deutsche Bank Art

Beuys, Baselitz, Immendorf

Suksesi megjithatë u arrit vetëm në vitet 70-të. Në artin e rilindur gjerman dominoi fillimisht ndikimi amerikan, por ekspresionistët abstraktë dhe vala e artit Pop e ardhur nga SHBA filluan në këto vite të refuzoheshin nga skena gjermane e artit. Në vend të tyre arti gjerman u frymëzua nga tradita e vet. Anselm Kiefer është një nga këta artistë gjermanë. Joseph Beuys, Georg Baselitz, Gerhardt Richter, Jörg Immendorf ose më pak më vonë Martin Kippenberger janë artistë të tjerë gjermanë të kësaj rryme. Krijimet e tyre u kthyen në simbole të konfrontimeve kritike me Gjermaninë naziste dhe me rrënjët e vetë artit.

Joseph Beuys duke parë nga një tel me gjemba- Më 1972 ai pushohet nga puna si profesor në Akademinë e Arteve në Dyseldorf, sepse kërkon që shkolla të pranojë më shumë studentë se sa numri i caktuar nga shteti prej 80
Joseph Beuys duke parë nga një tel me gjemba- Më 1972 ai pushohet nga puna si profesor në Akademinë e Arteve në Dyseldorf, sepse kërkon që shkolla të pranojë më shumë studentë se sa numri i caktuar nga shteti prej 80Fotografi: dpa

Por edhe koncepti "Arti gjerman" e ndryshon kuptimin e vet. Pas kësaj periudhe ai u kthye në etiketë komerciale, në markë të një produkti që shitet në tregun ndërkombëtar të artit, me çmim të lartë.

Piktori Neo Rauch
Piktori Neo RauchFotografi: dpa



Pa shkollim të mirë nuk ka artisë të mëdhenj

Por, kërkesa për art nga Gjermania nuk ka qenë kurrë kaq e madhe sa aktualisht. Eksporti i artit në shekullin e 21-të po bëhet gjithnjë e më global. Dhjetë përqind e galerive më të mira gjermane, zhvillojnë aktualisht eksportin e artit gjerman. Vende të tjera si Franca, Austria, Spanja ose Italia kanë prezencë shumë më të vogël se sa Gjermania në panairet ndërkombëtare të artit në Pekin, Shangai, Majami, Londër ose Bazel.

Neo Rauch - Tregimtari i historisë
Neo Rauch - Tregimtari i historisëFotografi: Galerie Eigen + Art, Leipzig und Berlin, VG Bild-Kunst, Bonn 2005

Por artistët e mirë nuk bien nga qielli. Gjermania krijon kushte optimale për shkollimin e tyre. Asnjë vend tjetër në botë nuk ka rrjet të tillë shkollash arti si në Gjermani. Çdo vit nga shkollat e Drezdenit, Këlnit, Mynihut dhe Kielit, dalin 5 mijë diplomues ose mjeshtra që kanë në xhep çertifikatën e një shkolle arti. Suksesi i tyre nuk shoqërohet dhe nxitet vetëm prej profesorëve tëartit dhe teoricienëve. Një tokë shumë pjellore e përbërë nga koleksionistë, galeri, shoqata, fondacione dhe muzeume u krijon atyre mundësitë më të mira për zhvillimin artistik.