1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrihet marrëveshja për Brexit

25 Nëntor 2018

Në samitin e posaçëm në Bruksel është arritur marrëveshja për Brexit. Palët nuk janë të kënaqura, por kjo është në harmoni me votën e britanikëve.

https://p.dw.com/p/38s9c
Belgien Brüssel EU England Brexit-Verhandlungen May und Juncker
Fotografi: Getty Images/AFP/E. Dunand

"Sot jemi të pikëlluar", deklaroi Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në samitin e posaçëm të 27 vendeve të BE me kryeministren britanike Theresa May në Bruksel. Marrëveshja për Brexit i jep fund anëtarësimit të Britanisë së Madhe në BE pas plot 46 vitesh. 

Kryeministrja britanike Theresa May bëri thirrje tek autoritetet e vendit të saj që kjo marrëveshje të miratohet, sepse marrëveshje më e mirë nuk ka mundur të arrihet në kushtet e tanishme. Pas samitit në Bruksel ajo tha se do të përpiqet t'i bindë parlamentarët britanikë që ta miratojnë këtë marrëveshje. Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për një ditë historike por edhe "tragjike", sepse Britania e Madhe ka vendosur të largohet nga BE, pas më shumë se 45 vitesh. Kancelari austriak Sebastian Kurz ka shprehur rezerva për mundësinë e miratimit të dokumentit në Londër. Ngjashëm janë shprehur edhe disa diplomatë të tjerë në Bruksel.  

EU-Sondergipfel zum Brexit in Brüssel
Fotografi: Reuters/D. Martinez

Marrëveshja u nënshkrua pas 21 muaj negociatash, por askush nuk është në disponim festiv. "Këtu nuk bëhet fjalë për fitues apo humbës", theksoi nikoqiri i takimit, kryetar i Këshilit Donald Tusk. "Më së miri për Irlandën dhe Britaninë e Madhe do të ishte sikur ato të mbeten pjesë e doganave dhe tregut të brendshëm të BE", tha kryeministri i Irlandës Leo Varadkar. Vendi i tij është në kufi me Irlandën e Veriut, e cila kufizohet me BE.

Faza kalimtare

"Marrëveshja mundëson një fazë kalimtare dhe arritjen e një marrëveshje tjetër mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Aktualisht ekziston edhe një marrëveshje për qarkullimin pa probleme të mallrave mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut", tha Varadkar. Pikërisht për këtë marrëveshje është diskutuar me muaj të tërë në negociata. Kundërshtarët e kryeministres May janë kundër një marrëveshje të këtillë. Marrëveshja e nënshkruar mundëson një dalje të harmonizuar të Britanisë së Madhe nga BE. Një Brexit të ashpër, pa marrëveshje, do të kishte pasoja shumë të rënda për raportet mes BE dhe BM. Palët kanë parashikuar arritjen e një marrëveshje për tregëti mes vete deri në vitin 2020. Por ka dhe shumë skeptikë që mendojnë se kjo marrëveshje do të jetë shumë e vështirë. Me 29 mars 2019 do të fillojnë negociatat për rregullimin e raporteve të reja BE-BM. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje deri në verën eviti 2020, neghociatat mund të shtyhen për dy vite të tjera.

EU-Sondergipfel zum Brexit in Brüssel
Fotografi: AFP/Getty Images/E. Dunand

Spanja dhe Gjibraltari

Marrëveshjen e ka mundësuar dakordimi i Spanjës në momentin e fundit që të mbështesë rregullat për Gjibraltarin. Të gjitha masat që kanë të bëjnë me këtë ishull duhet të dakordohen me Spanjën. Juncker tha se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme.

Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Parlamenti britanik. Mendohet se në Bruksel nuk do të ketë problem, por në Londër me siguri po. Skeptikët thonë madje se Theresa May nuk do të mund të sigurojë shumicën për votimin i cili pritet në fillim të dhjetorit.

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE