Arrihet marrëveshja për hapjen e pikëkalimit kufitar në Rafah | Bota | DW | 15.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Arrihet marrëveshja për hapjen e pikëkalimit kufitar në Rafah

Me ndërmjetësimin e sekretares amerikane të shtetit Kondoleza Rajs qeveria izraelite dhe administrata autonome palestineze janë pajtuar për hapjen e kufirit për Rripin e Gazës. Marrëveshja konsiderohet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës në Rripin e Gazës.

Kondoleza Rajs në Palestinë

Kondoleza Rajs në Palestinë

Deri në orët e hershme të mëngjesit të së hënës zgjatën bisedimet e Kondoleza Rajsit me izraelitët dhe palestinezët. Pikë e vetme në rendin e ditës ishte rregullimi i pikëkalimet kufitare të Rripit të Gazës. Me të përfunduar takimi para gazetarëve doli sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs dhe sqaroi:

"Jam e gëzuar që mund të njoftoj se Izraeli dhe autoritetet autonome palestineze u pajtuan rreth një marrëveshje për lirinë e qarkullimit dhe hyrje-daljeve. Kjo marrëveshje duhet t'i jap popullit palestinez lirinë e lëvizjes në mënyrë që ai të bëjë një jetë normale", tha Rajs.

Me 25 nëntor do të ripahet sërish pikëkalimi kufitar mes Gazës dhe Egjiptit, sqaroi Rajs. Kontrolluesit evropian duhet të mbikqyrin komunikacionin kufitar dhe të vendosin në rast mosmarrëveshjesh mes autoriteteve izraelite dhe palestineze të sigurimit. Në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës duhet të përmirësohet shkëmbimi i mallrave. Përveç kësaj duhet të fillohet me ndërtimin e një porti detar.

Po ashtu në të ardhmen palestinezët do të guxojnë të udhëtojnë edhe me autobusët e kontrolluar mes Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

Rajs thotë se:"Kjo marrëveshje është një hap përpara. Bashkësia ndërkombëtare, Izraeli dhe autoritetet autonome palestineze duhet të punojnë shumë që ajo të funksionojë. Nëse ajo zbatohet atëherë do të rritet edhe besimi. Ne jemi të detyruar që të angazhohemi edhe më tej për sigurinë. Nuk mund të ketë përparime përderisa nuk shënohen hapa përpara në luftë kundër terrorizmit", nënvizoi sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs.

Ajo ka shtyrë vizitën e saj në Korenë e Jugut, në mënyrë që të lëvizë të dyja palët drejt kompromisit. Kjo për faktin se pa rregullimin e kësaj çështjeje, Rripi i Gazës kërcënohet të futet në një varfëri gjithnjë e më të thellë. Çështjet e pasqaruara kanë bërë që javët e fundit rajonet e liruara palestineze të ballafaqohen me një kolaps ekonomik. Në pikëkalimin kufitar në mes të Izraelit dhe Gazës në ditë lejohen të kalojnë vetëm 35 kamionë me mallërat e eksportit palestinez. Njëkohësisht në kufi presin edhe mallërat e importit, çka e bën jetën më të vështirë në rajonet palestineze. Disa firma të vogla është dashur të ndërpresin prodhimtarinë e tyre dhe të nxjerrin nga puna punëtorët e tyre. Në këtë mënyrë rritet edhe shkalla e papunësisë.

I ngarkuari i posaçëm i kuartetit për Lindjen e Mesme, Xhejms Volfenson është përpjekur por pa sukses që të afrojë palët. Ai gjithnjë ka përsëritur për pasojat ekonomike, nga uria dhe shtimi i urrejtjes ndaj Izraelit. Të dielën e kaluar ai bëri edhe një vizitë nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare. Në përfundim të tyre ai u drejtua palëve me një ultimatum. Nëse në afat prej 72 orësh nuk arrihet një kompromis ai i kërcënua se do rë ndërpresë misionin dhe do të largohet nga rajoni. Volfenson pat humbur durimin sidomos me palën izraelite e cila sipas tij bllokon të gjitha përparimet duke u thirrurr në çështjet e sigurisë. Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan me 16 tetor Volfenson shkruante se Jeruzalemi është duke u sillur në atë mënyrë sikur mos të kishte pasur asnjëherë tërheqje nga Rripi i Gazës.

  • Data 15.11.2005
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNM
  • Data 15.11.2005
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNM
Reklamë