Arrestohen dy të dyshuar për aktin e Potsdamit | Politika | DW | 21.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Arrestohen dy të dyshuar për aktin e Potsdamit

Vazhdojnë hetimet lidhur me aktin e rrahjes me motive raciste ndaj një etipiani që jetonte prej 20 vjetësh në Gjermani. Viktima me origjinë etiopiane ndodhet ende në rrezik jete

Protestë kundër racizmit në Pocdam

Protestë kundër racizmit në Pocdam

Të enjten në mbrëmje policia arrestoi në Pocdam të dyshuarin e parë, gati një orë e gjysëm më vonë u kap edhe i dyshuari i dytë. Prokuroria federale, përgjegjëse për hetimet konfirmoi lajmin e arrestimit, por nuk dha informacione të tjera.

Kështu ajo që u mor vesh, ishte se këta dy persona janë në moshë 29- dhe 30 vjeçare dhe se vinë nga rajoni i Pocdamit. Ka të dhëna që rëndojnë mjaft të dyshuarit, se ata e kanë kryer aktin për shkak të urrejtjes ndaj të huajve dhe bindjes së tyre të ektsremizmit të djathtë.

Ministri i brendshëm i Brandenburgut, Jërg Shëneborn, shprehu kënaqësinë e tij për suksesin e hetimeve: "Më e rëndësishmja në këtë situatë është: të gjithë duan që ajo të sqarohet sa më shpejt, sepse ka pasoja. Ne të gjithë e dimë, që njerëzit janë të shokuar për atë se si është e mundur një gjë e tillë. Kur çështja të zbardhet, mund të flitet më mirë për të"

Po kështu u shpreh në Berlin dhe kancelarja Angela Merkel: "Për mua ka rëndësi që rasti të zbardhet shpejt, që të bëjmë të qartë, që ne e dënojmë armiqësinë ndaj të huajve, dhunën, si atë të ekstremizimit të djathtë ashtu si çdo lloj tjetër dhunë, dhe se kjo nuk është ajo çfarë dëshiron shumica e popullsisë në Gjermani."


Hetimet në Pocdam vazhduan deri në mesnatë. Ditën e sotme pritet që prokuroria federale, të vlerësojë rezultatet dhe të vendosë nëse të dyshuarit do t'i paraqiten gjyqtarit hetues. Viktima me origjinë etiopiane ndodhet ende në rrezik jete. Autorët e krimit e kapën 37 vjeçarin të dielën e pashkëve në një stacion tramvaji dhe e goditën derisa ai nuk po jepte më shenja jete, dhe ra në tokë i mbuluar nga gjaku dhe dëmtime të rënda në kokë.

Edhe qytetarët e Pocdamit u treguan të lehtësuar nga suksesi i hetimeve të policisë: është një ndjenjë e mirë, që u arrit që brenda një kohë të shkurtë të kapen personat. Ndërsa nj grua tha: është si një shpërblim, që të paktën ata u kapën.

Ditën e sotme, kryetari i bashkisë së Pocdamit, Jan Jakobs ka bërë thirrje për një miting solidariteti për babain e dy fëmijëve. Edhe pas arrestimit të autorëve, është e rëndësishme të japim një sinjal kundër armiqësisë ndaj të huajve dhe dhunës, u shpreh ai.

  • Data 21.04.2006
  • Autor Christian Riedel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqG
  • Data 21.04.2006
  • Autor Christian Riedel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqG