1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arratisje apo rrëmbim?

Georg Shvarte2 Mars 2004

Pas largimit nga vendi të presidentit haitian Zhan-Betrond Aristid, vijnë thashethemët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë detyruar presidentin Aristid të ikë nga vendi.

https://p.dw.com/p/Aqvi
Njësi speciale amerikane në Haiti
Njësi speciale amerikane në HaitiFotografi: AP

Vetë presidenti Aristid në një bisedë telefonike është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës atë e kishin rrëmbyer dhe më dhunë e kanë larguar nga vendi. Qeveria në Uashington i ka përgenjështuar këto pohime.

Dy ditë pas dorëheqjës dhe arratisjes nga vendi të presidentit haitian Zhan-Bertrond Aristid, në Uashington dalin në sipërfaqe teoritë e para të komplotit. Disa kongresmenë, në mesin e tyre edhe Maksin Vaters nga Kalifornia ka thënë se në një bisedë telefonike vet presidenti Aristid i kishte thënë atij se është kidnapuar dhe kundër dëshirës së tij amerikanët e kanë dëbuar nga vendi. Në lidhje me këtë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, McClellan ka reaguar i qetë: "Marrëzi e turpshme, teoritë e tilla të komplotit nuk i ndihmojnë aspak popullit në Haiti dhe proceseve në këtë vend në të ardhmën."

Dëshmitarët thonë se ata natë kanë parë njësi speciale amerikane të armatosura, të kenë shoqëruar presidentin Aristid nga selia në rezidencën e tij dhe më vonë në aeroport.
Sipas dëshmitarëve ushtarët gjatë shoqërimit janë paraqitur jo si mbrojtës, por si roje.

Në lidhje me këtë mjetët e informimit në Uashington kanë pyetur edhe minsitrin e punëve të brendshme, Donald Ramsfeld, i cili është shprehur se nuk është në dijeni për këtë: "Nëse më pyetni a di unë diqka, nëse ushtarët amerikanë të uniformuar kanë shoqëruar presidentin deri në aeroport, atëherë unë mund t'iu them se vërtet nuk kam ndonjë njohuri për këtë."

Në fakt as presidenti nuk është kidnapuar dhe as nuk bëhet fjalë për ndonjë grushtshtet apo invazion nga ana e njësive speciale amerikane.

"Sipas kësaj atëherë, dorëheqjën e Aristides ne do ta kishim në duart tona, para se të merrnim një vendim të prerë në lidhje me këtë." ka thënë Ramsfeld.

Rreth kësaj ishte shprehur edhe minsitri i punëve të jashtme, Kolin Pauell, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk planifikojnë një operacion të madh ushtarak në Haiti.
"Ne flasim për disa qindëra dhe jo disa mijëra ushtarë, të cilët planifikojmë t'i dërgojmë në Haiti", ka thënë Pauell, i cili këtë nuk deshi ta krahasoj me aksionin e rreth 20.000 trupave, të cilët marshuan në vitin 1994 në kohën e presidentit, Klinton.