Ardhmëria ime është diku tjetër | Gjermania | DW | 21.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ardhmëria ime është diku tjetër

Në 15 vjetët e fundit, më shumë se dy milion njerëz janë shpërngulur nga Gjermania lindore. Arsyeja më e shpeshtë është papunësia.

Thatësirë në Brandenburg

Thatësirë në Brandenburg

Bashkimi i Gjermanisë nuk po sjell ende zhvillimin e dëshiruar. Përderisa rajonet e Berlinit po lulëzojnë përditë, vendet tjera në periferi po vyshken gjithnjë e më shumë.

Brandenburgu është vendi më i goditur nga shpërngulja dhe papunësia. Krejt në lindje të tij shtrihet Herzbergu banorët e të cilit përballen me shpërngulje dhe papunësi. Mirëpo, si pajtohen ata me këtë?

Njerëzit po ikin

Janë të rinjt, të kualifikuarit dhe gratë të cilët ikin. Me shpërnguljen dhe me zvogëlimin e numrit të lindjeve me vetëm një fëmijë për grua, në Brandenburgun lindor po troket një bombë demografike: rajoni po ngushtohet. Këtë e dëshmojnë edhe shumë objekte të zbrazta shkollore. Hannelore Henfling është mësuese. 53 vjecarja frigohet se shkolla e saj do të mbyllet dhe ajo i druhet një zhvendosjeje në afërsi të Berlinit, ngaqë atje ka mjaft nxënës. Kjo të ishte shkolla e dytë të cilën do duhej ta lëshonte dhe ajo e di se mbyllja e shkollave do të lirë gjurmë:

"Kur në një fshat mbyllet shkolla, atëherë edhe vet fshati e humbet nivelin dhe kualitetin e jetës. Vet fshati nuk do të vdes, se gjithnjë do të ketë njerëz
të cilët banojnë këtu. Por zanafilla, ajo cfarë përbënte jetën në fshat me të rinj dhe të vjetër, ajo do të vdes".thotë Hannelore Henfling.

Mungojnë aktivitetet kulturore

Por, në Herzberg nuk mungojnë vetëm njerëzit. Edhe veprimtaritë kulturore janë rralluar. Gerald Thäle në Freibad është mjeshtër noti - një ndër veprimtaritë e pakta që zhvillohen në Herzberg. Dhe ai e di se cfarë mungon:
"Paratë- thotë Gerald Thäle, që psh. të bëjmë një pishinë ashtu sic duhet. Kjo do të ishte një 'punë e hollë'. Por, nuk mund të themi se nuk kemi bërë gjë në këtë drejtim. Pikërisht ky shesh sporti, fusha e tenisit dhe pishina janë të mrekullueshme dhe e tëra do të mund të mbahej me një shumë të vogël parashë. Por, mungon një pjesë e madhe e veprimtarive kulturore, edhe pse disa njerëz bëjnë kulturë in fusha të caktuara."

Papunësia po rritet


Përkrah zvogëlimit të popullsisë dhe kasave të zbrazta të shtetit, është një problem i tretë që i rëndon këta njerëz: papunësia qendron në 20 përqind. Dhe, si qendron kupa ne Herzberg; gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazur?

Gerald Thäle i cili kishte fat të mbante punën e tij përgjigjet:
"Sipas mendimit tim - gjysmë e mbushur! Por ky është mendim personal dhe jo i secilit. Tashmë dihet se punëdhënësi më i madh i fabrikës së objekteve sanitare është mbyllur. Dhe, në një vend të vogël si Herzbergu këto janë 300 vende pune.
Papunësia mendoj se do të rritet në 23, 24 për qind. Dhe, kjo natyrisht që është tepër."

Dhe kjo ndikon në banorët e ketushëm. Veçanërisht, të papunët kanë ndjenjën se nuk i nevojiten më askujt. Shume te rinj janë shpërngulur nga Brandenburgu dhe
janë sistemuar ne vende te tjera. Psh. André Lieske studion në Laipcig. Por, rregullisht i rikthehet vendlindjes:

"E shoh keshtu se s'na ka mbetur tjetër për të bërë. Njerëzit duhet të shkojnë atje ku eshte puna apo ku fitohet paraja. Dhe, edhe nese nje gje e tille te bie rende, këtu s'ka vend per sentimentalizem! Një gjë e tillë nuk ndodh vetem tek ne. Këtë dukuri mund ta vëresh në të gjithë Gjermanine"-thotë André Lieske.

Njerëzit shkojnë atje ku fitohet paraja

E megjithatë, ky nuk është ngushëllim për njerëzit të cilët janë të lidhur për vendlindjen dhe për shtëpitë e tyre. Edhe për Hannelore Henfling është vështirë të shohë se si përreth saj zhduket kualiteti i jetës:

"Është vështirë të shohësh se si së shpejti mund të vijë një ditë kur njerëzit do të vinë këtu vetëm pas daljes në pension. Dhe kjo është vërtet e dhimbshme -
thotë Hannelore Henfling.

Dhe këtu qëndron problemi: ata që shpërngulen janë pikërisht ata për të cilet rajoni ka nevojë më së tepërmi. Atyre iu përket edhe gazetari i ardhshëm i sportit, André Lieske I cili thotë me bindje se:

" Ardhmëria ime sigurisht që s’do të jetë në Herzberg por në ndonjë qytet të madh si Laipcigu, Berlini, Mynihu apo Hamburgu, e ndoshta edhe shtetet e jashtme. Por, përkunder të gjithave, unë gjithnjë do të dëshiroja të rikthehem këtu".



  • Data 21.10.2005
  • Autor Grit Hofmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2X
  • Data 21.10.2005
  • Autor Grit Hofmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2X