Arabia Saudite konfirmon vdekjen e kritikut të regjimit Xhamal Khashogi | Bota | DW | 20.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e kritikut të regjimit Xhamal Khashogi

Gazetari saudit, sipas të dhënave zyrtare nga Riadi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. 18 vetë janë arrestuar. Për vdekjen e Khashogit regjimi paraqet një variant të ri.

Më shumë se dy javë pas zhdukjes së gazetarit e kritikut të regjimit, Xhamal Khashogi, Arabia Saudite konfirmoi zyrtarisht vdekjen e tij. Khashogi ka ndërruar jetë si pasojë e një ndeshjeje me grushta me disa persona në ndërtesën e konsullatës, raportoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve, Spa. 18 qytetarë sauditë janë arrestuar. Hetimet vazhdojnë. Nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e kufomës.

Shkarkohet kreu i shërbimit sekret dhe këshilltari i mbretit

Deri më tani qeveria e Arabisë Saudite kishte hedhur poshtë vazhdimisht e me forcë versionin e vrasjes së gazetarit në konsullatë. Por versioni i paraqitur nga regjimi bie ndesh me variantin e vrasjes të publikuar nga mediat turke të afërta me qeverinë. Sipas informacioneve të tyre Khashogi u pre për së gjalli nga një komando speciale prej 15 vetësh e ardhur qëllimisht për këtë nga Arabia Saudite. Hetuesit turq kontrolluan të premten një pyll në veri të Stambollit dhe ndërtesën në qytetin Yalova në Detin e Marmarasë. Khashogi që jetonte në ekzilin amerikan, kishte shkelur territorin e konsullatës më 2 Tetor për të marrë dokumente për martesën. Nga ajo ditë ai u zhduk.

Türkei | Türkische Polizei durchsucht saudi-arabisches Konsulat (Reuters/M. Sezer)

Hetuesit turq tek konsullata saudite, Stamboll

Në të njëjtën kohë me konfirmimin për vdekjen e Khashogit, mediat shtetërore saudite bënë të ditur edhe shkarkimin nga detyra të zëvendëspresidentit të Shërbimit Sekret, Ahmad Al-Asiri dhe këshilltarin për mediat ë mbretit, Saud al-Khatani të dy të afërt me princin trashëgimtar Mohamed bin salman. Mbreti saudit Salman dhe presidenti turk Erdogan telefonuan edhe njëherë lidhur me rastin. Ata ranë në ujdi që palët të bashkëpunojnë ngushtë për të zbardhur vrasjen.

Reagime të tronditura nga bota

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u tregua „thellësisht i shqetësuar" për vrasjen e dhunshme të „disidentit të njohur".  Ai theksoi nevojën e një hetimi transparent, të shpejtë dhe të thellë. Ndërkohë në kongresin amerikan janë shprehur dyshime të thella për versionin e vrasjes të paraqitur nga Arabia Saudite. „Do të ishte vetëpërmbajtje, nëse them se jam skeptik ndaj variantit të ri të paraqitur saudit për vdekjen e Khashogit", shkroi në Twitter senatori amerikan, Lindsay Graham. Deputeti Eliot Engel, përfaqësuesi më i lartë demokrat në komisionin e jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve e cilësoi po ashtu të pabesueshëm variantin e sauditëve. Senatori demokrat, Eric Swalwell anëtar në komisionin e shërbimit sekret të Dhomës së Përfaqësuesve ka kërkuar të dijë se ku ndodhet kufoma.

Saudi Arabien Treffen US-Aussenminister Pompeo und dem König Salman (picture-alliance/AP Images/L. Millis)

Mike Pompeo u takua më parë me Mbretin Salman

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë nuk është shprehur në një deklaratë të parë për pasojat në marrëdhëniet me Arabinë Saudite. Në një deklaratë të saj thuhej vetëm se „ Shtetet e Bashkuara kanë marrë në dijeni për deklaratën e Mbretërisë Saudite, që hetimet për fatin e Xhamal Khashogit vazhdojnë dhe se po veprohet ndaj të dyshuarve të verifikuar." Presidenti amerikan, Donald Trump bëri fjalë për një hap të mirë të sauditëve.

Deklarata është e besueshme dhe se ai nuk beson se udhëheqja saudite do ta gënjente. Në të njëjtën kohë ai siguroi se do të marrë në konsideratë kongresin para çdo lloj vendimi. Më parë Trump ishte shprehur kundër heqjes dorë nga bashkëpunimi disa qindra miliarda dollarë me Arabinë Saudite, sepse „kjo do të dëmtonte SHBA". Ai iu referua bashkëpunimit të ngushtë me sauditët. „Arabia Saudite është një aleat i jashtëzakonshëm, prandaj kjo është kaq e trishtueshme", tha presidenti amerikan.

la/se/ml (rtr, dpa, afp, ap) 

 

 

Reklamë