Anullimi i operës së Moxartit - akt i autocensurës | Gjermania | DW | 27.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Anullimi i operës së Moxartit - akt i autocensurës

Opera Gjermane në Berlin hoqi nga lista e shfaqeve për shkak të drojës ndaj akteve të mundshme armiqësore islamike operën e Mozartit "Idomeneo". Ky është një hap i gabuar, një akt i autocensurës, i cili flet për mungesë guximi

Drejtuesja e përgjithshme e Deutsche Oper, Operës Gjermane në Berlin hoqi nga plani i shfaqjeve një inskenim kritik ndaj fesë të operës së Mozartit "Idomeneo". Argumentimi: ajo dëshiron të përjashtojë rrezikimin e punonjësve të saj dhe të publikut. Këto droja mbështeten mbi një analizë rreziku të Zyrës Kriminale të Landit, e cila është hartuar me porosi të senatorit të punëve të brendshme të Berlinit. Sipas kësaj, kjo vepër e shfaqur tri vjet më parë paraqet aktualisht "një rrezik të pakalkulueshëm për sigurinë".

Nëse ky supozim është i qartë, atëherë me siguri për shkak të faktit se myslimanët mund të ndihen të ngacmuar në ndjenjat e tyre fetare. Pavarësisht nga fakti, se një gjë e tillë do të ishte për të ardhur keq, pavarësisht se për c'drejtim besimi bëhet fjalë, shtrohen disa pyetje: a do të ishte shfaqja vërtet shkelje e ndenjave të myslimanëve? Apo e të krishterëve? Apo e ndjenjave të Budistëve? Apo e ithtarëve të mitologjisë greke?

Sepse për të gjithë këta bëhet fjalë në interpretimin e "Idomeneo"-s, të regjisorit përgjegjës Hans Neuenfels.

Një paraqitje, e cila në përgjithësi është kritike ndaj feve dhe në asnjë mënyrë ekskluzivisht kritike ndaj fesë islame ose armiqësore ndaj saj. Pra nuk ekziston as shkasi më i vogël, që për shkak të frikërave të pajustifikueshme dhe të një bindjeje të nxitur të heqësh operën nga plani i shfaqjeve. Ai që megjithatë e bën ka me sa duket një raport të prishur ndaj lirisë së artit dhe mendimit, të cilat janë eliksiri i një shoqërie iluministe. Ai që tund këto themele u jep zemër radikalëve të cdo lloji, që të vendosin nën presion demokracinë.

Në një atmosferë të tillë ndodhet Gjermania me sa duket pjesërisht, vetëm kështu mund të shpjegohet mbireagimi i një drejtueseje të përgjithshme opere, e cila lejon përmes masave kaotike ndaj reagimeve të mundshme pas një inskenimi kritik ndaj fesë, të gjymtohet. Vullnetarisht. Në mënyrë interesante, sipas policisë nuk ka pasur dhe nuk ka indikacione për sulme të planifikuara ose atentate për shkak të inskenimit të Idomeneos.

Tri vjet më parë, në premierën e Idomeneos, askush nuk kishte harxhuar asnjë mendim për rrezikun që mund të paraqiste kjo oper. E parë në këtë kuadër, rasti i Berlinit është një simptomë e mungesës së guximit, të besimit në vetvete, madje për frikë. Mësimi pas kësaj mund të jetë vetëm: ruaju nga fillimet!

  • Data 27.09.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzG
  • Data 27.09.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzG