Antalya i rikthehet normalitetit | Evropa | DW | 30.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Antalya i rikthehet normalitetit

Sapo u qetësua situata në qytetin detar Antalya, shpërtheu sërish një bombë. Këtë herë në Mersin, pranë detit Mesdhe. Dyqane dhe makina u dëmtuan rëndë, një grua u plagos. Por ende nuk dihet, nëse ky shpërthim kishte qëllime terroriste

Sulm me bombë në Antalya, 28 gusht 2006

Sulm me bombë në Antalya, 28 gusht 2006

Për Turqinë dhe sidomos rajonin e Detit Mesdhe turizmi është shumë i rëndësishëm. 14 miliardë euro fitoi Turqia vitin e kaluar. 1,5 milionë njerëz kanë gjetur falë turizmiz rrogë dhe bukë për të ngrënë. Por pak ditë pas sulmeve me bomba, klima këtu është e nderë. Humet punon në Antalya në sektorin e turizmit: "Të gjithë janë me nerva. Ne nuk e kuptojmë atë që ndodhi. Askush në Antalya. Ne duam që njerëzit të vijnë këtu dhe të mbetën të kënaqur. Por tani përjetojmë bomba dhe gjithçka u shkatërruar. Mendoj se turizmi këtu morri fund" - tregon ai. Ata që i vuajnë më shumë pasojat e këtyre sulmeve janë tregjet dhe pazaret, restorante dhe diskotekat, sepse turistët preferojnë tani të rrinë brenda hoteleve ku banojnë. Aty ndjehen më të sigurtë. Hümet sjell artistë turq nëpër klubet dhe diskotekat e qytetit. Por ai e ndjen që tani krizën: "Kur marr për shembull ndonjë klub apo diskotekë në telefon, më thonë se janë pothuajse bosh. Të gjitha datat e koncerteve që ishin panifikuar u shtynë. Dhe pse? për shkak të këtyre bombave." Në fakt sezoni turistik nuk ishte aq i mbarë që në fillim. Gripi i shpendëve, kampionati botëror i futbollit si edhe situata e tregut të punës në Gjermani, ndikuan negativisht tek numri i turistëve. Në shumicën e gazetave turke, shkruhet me mirënjohje se turistët qëndrojnë në Antalya, edhe pas bombave. Por ka dy ditë që qendra e qytetit është boshatisur. Një turiste tregon: "Sigurisht që kjo ngjarje të bën te mendohesh. Kur eci nëpër rrugë tani, nuk njehem mirë. Pyes veten, a do të shpërthejë gjë tani? Kjo është ajo që më frikëson më shumë." Ndërkohë në qytet kanë filluar reparimet dhe pastrimi i rrugëve. Vitrinat e dyqaneve u rregulluan brenda ditës. Vetëm aty ku shpërtheu bomba, po punohet ende. Të gjithë përpiqen t´i rikthehen sa më parë jetës së tyre dhe kudo valëviten flamujt turq.
  • Data 30.08.2006
  • Autor Utku Pazarkaya
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAG
  • Data 30.08.2006
  • Autor Utku Pazarkaya
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAG