1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ankthi për fatin e Suzane Osthofit mori fund

Peter Filip19 Dhjetor 2005

Arkeologja gjermane dhe humanistja Osthof është përsëri në liri

https://p.dw.com/p/Ar21
Suzane Osthof
Suzane OsthofFotografi: AP

Dhe ndoshta ata do të mbeten në errrësisë, për të mbrojtur pengmarrësit që mbas tre javësh kthyen mendje. Por në këto momente të para nuk është e rëndësishme të zbulohen dorasit, apo motivet e tyre. Çfarëdo që të kenë qenë ato, për pengmarrje të tilla nuk ka asnjë lloj justifikimi.

Lirimi solli lehtësim për të dhe të gjithë ata që u angazhuan për lirimin e gruas humaniste. Por edhe për qeverinë gjermane, që për herë të parë iu desh të bënte përvoja, që për shembull francezët që gjithashtu ishin kundër luftës së Irakut i patën bërë që më parë. E tëra kjo vetëm sa tregon, se askush nuk është i mbrojtur nga terrorizmi dhe se është një karakteristikë themelore e terrorizmit, që të sillet verbërisht me të pafajshmit. Mjafton që të gjtihë të terrorizohen dhe që të pengojnë kështu normalizimin e të përditshmes.

Susanne Osthoff ishte një nga të paktët të huaj në Irak që nuk trembej para rreziqeve të tilla. Fanatizëm, e quajnë disa, të tjerë angazhim të thellë humanist. Ka shumë pak njerëz të këtij lloji. Nëse lëmë mënjanë ushatarakët, shumica e të huajve te tjerë që shkojnë në vendin mes dy lumenjve, janë ose përfitues ose aventurierë, që fillimisht kërkojnë përparësinë e tyre dhe për të cilët fati i irakenëve s’ka rëndësi fare.

Duhet të jemi krenarë për ata njerëz të paktë, si Suzane Osthof, që përpiqen të dalin nga ky rregull dhe me altruizmin e tyre angazhohen për njerëzit në Irak. Por me sa duket, jo të gjithë gjermanët janë të këtij mendimi. Sepse ndryshe nga pengmarrjet e francezëve dhe italianëve, ajo e Osthofit nuk u shoqërua me demonstrime masive për lirmin e pengmarrëses. Me sa duket më të rëndësishme ishin tregjet e krishtlindjeve. Edhe kjo ndoshta do të duhej të na bëhej mësim. Nuk mjafton të mohosh një luftë, por duhet të kujdesesh edhe për viktimat e saj, njëra prej tyre ishte Suzane Osthof, lirimi i saj le të na japë shkak të mendojmë. Sidomos tani, që është koha e krishtlindjeve.