Ankesat e shumta për shkrimet e mediave në kohën e Coronës | Gjermania | DW | 24.02.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Ankesat e shumta për shkrimet e mediave në kohën e Coronës

Në vitin 2020 Këshilli i Shtypit në Gjermani ka pasur më shumë aneksa se kurrë më shumë për mënyrën e raportimit dhe shkrimeve. Një arsye për këtë: Corona. Një gazetë ishte në fokus - dhe shpesh qortohej.

Fake News? Pra lajmet e publikuara me qëllime të caktuara në mediat e shkruara online në Gjermani? Kjo nuk është gjithmonë kështu. Por natyrisht që edhe redaksitë gjermane bëjnë gabime - herë më të vogla, e herë më të mëdha. Një rast klasik është publikimi i një fotografie me emrin e viktimave pas ndonjë krimi ose aksidenti - kundër vullnetit të të afërmve. Në raste të tilla gazeta X ose portali Y duhet të llpgarisë me një vërejtje publike nga Këshilli Gjerman i Shtypit.

Ky organ i themeluar në vitin 1856 për vetërregullimin vullnetar të medias së shkruar është adresa e parë për të gjithë lexuesit që kanë dyshime në lidhje me besueshmërinë e teksteve gazetareske. Ose për ata që dyshojnë se është shkelur kodi gazetaresk. Kjo përfshin të drejtat personale të shpërfillura ose mungesën e ndarjes midis përmbajtjes editoriale dhe reklamave. Matur nga numri i ankesave të marra, në vitin 2020 gjërat kanë qenë shumë keq: ka pasur 4.085 ankesa, që është gati dy herë më shumë se një vit më parë (2.175). Ka ishte një numër pothuajse rekord.

Por përshtypja e këtij bilanci të mjerueshëm të krijon përshtypje të gabuar. Kjo pasi vetëm në 530 raste Këshilli i Shtypit, i drejtuar mbi baza vullnetare nga botuesit dhe organizatat e gazetarëve, e pa të nevojshme të shikonte nga afër ankesat. Ndërsa në të paktën 87 përqind të rasteve, mjaftonte vetëm një shikim i shpejtë për të kuptuar se ankesat ishin të pabaza. Për shembull, kur dikush ishte i zemëruar për shkak të ndonjë komenti apo letër e tij nuk është botuar nga redaktori. Ankesat në lidhje me raportet në radio dhe TV ndonjëherë përfundojnë në Këshillin e Shtypit. Por organet e tjera janë përgjegjëse për këtë. Për transmetuesit publik si Deutsche Welle, ky është Këshilli i Transmetuesve.

Standardi është liria e shtypit dhe liria e shprehjes

Këshilli i Shtypit ishte veçanërisht kurioz për të parë se sa ankesa do të kishte rreth raportimit për virusin Corona. Në fund kishte 581 ankesa, të cilat i referohen rreth 400 artikujve. Edhe këtu, shumica e ankesave u klasifikuan si "të pabaza". Për shembull, nëse dikush shqetësohej nga nocionet si "mohuesit e Coronës" apo "teoritë e konspiracionit". Zëdhënësi i Këshillit të Shtypit Sascha Borowski e bën të qartë se ku bazohet rregullimi vullnetar: liria e shtypit dhe liria e shprehjes.

Por edhe kjo i ka kufijtë e saj, nëse Këshilli mendon se janë tejklauar të drejtat dhe liritë, si në rastin e tabloidit më të madh në Evropë "Bild", i cili shpesh qortohet publikisht. Kjo ka ndodhur 22 herë gjatë vitit 2020, që do të thotë se mbi 40 përqind e të gjitha 53 vërejtjeve publike shkojnë në llogarinë e kësaj gazete, e cila arrin një audiencë prej miliona ekzemplarësh të shtypur dhe në internet. Tronditja më e madhe ndodhi në maj, në një histori rreth virologut më të famshëm të Gjermanisë Christian Drosten dhe një studimi të tij për rrezikun e infektimit nga fëmijët. "Bild" akuzoi këshilltarin e Kancelares Angela Merkel për pandeminë Corona, për "metoda të diskutueshme" dhe e përshkroi studimin si "shumë të gabuar".

"Bild": Sulmi ndaj Christian Drosten

Çfarë nuk u tregoi gazeta lexuesve të vet: Fjala ishte për një punim përgatitor shkencor, rezultatet e të cilit nuk ishin kontrolluar ende nga ekspertët, ndaj rezultatet nuk ishin përfundimtare. Përveç kësaj, kritikët thonë se "Bild" nuk e ka cituar si duhet punimin, sepse thuhej se "fëmijët mund të jenë infektues sa edhe të rriturit". Pra nga fjala "do të mund të ishin", është bërë "mund të jenë", që ndryshon esencialisht domethënien. Këshilli konstatoi se "Bild" bëri disa shkelje serioze të detyrës gazetareske.

"Bild" vullnetarisht informoi lexuesit e vet për këtë kritikë në formën e një publikimi. Por vetëm në internet. Këshilli pohon se në gazetë nuk ka pasur asnjë informacion që nga viti 2018. Ankesat nuk janë të zbatueshme ligjërisht. Në 11 nga 22 rastet e vitit të kaluar, "Bild" nuk ka publikuar asgjë për kritikat. Ndonëse kjo gazetë nuk është e vetmja. Edhe mediat e tjera sillen në të njëjtën mënyrë.

"Këshilli nuk ka fuqi juridike"

Vetëkontrolli i ka edhe kufijtë e tij. Jepen vërejtje, flitet me redaktorët dhe avokatët e botuesve, thotë zëdhënësi Sascha Borowski. Por: "Këshilli nuk është organ juridik". Shikuar nga ky këndvështrim, vërejtja duket se është një armë mjaft e pamprehtë. Gazetari nga "Allgäuer Zeitung" mund të jetojë mirë me këto. Tek e fundit, Këshilli jep informacione për "delet e zeza" në mediat e shkruara dhe ato online. Të gjitha ankesat që nga viti 1986 janë dokumentuar në detaje në faqen kryesore.

Këshilli i Shtypit është përgjithësisht i kënaqur me raportimin në kohën e Coronës, që nga fillimi i pandemisë. "Edhe ne na është dashur ta gjejmë rrugën tonë, si çdo politikan apo mjek", thotë Borowski. Për sa i përket etikës mediatike, në përgjithësi është bërë një "punë e mirë".