1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Anije me refugjatë

Herë pas here anije me refugjatё mbyten në Mesdhe. OKB bёn thirrje që tё rivendoset sistemi shtetёror i shpёtimit nё detin Mesdhe.

Shpëtimi i refugjatëve në Mesdhe dhe shpërndarja e tyre kanë shkaktuar grindje të madhe në BE. Javët e kaluara anijet e organizatave humanitare me refugjatë të shpëtuar në bord u penguan të futeshin në portet e Italisë dhe Maltës. Herë pas here refugjatët mbyten në Mesdhe, shumica në përpjekjen për të kaluar nga Libia në një vend të BE-së. UNHCR bën fjalë për „kalimin detar më vdekjeprurës të botës".