1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anglezët duhet të vendosin me referendum për kushtetutën evropiane

Klaus Dahman21 Prill 2004

Kryeministri britanik Toni Bler papritur ka bërë të ditur se jo parlamenti, por populli anglez do të thotë fjalën e fundit lidhur me pranimin apo refuzimin e kushtetutës evropiane.

https://p.dw.com/p/ArHX
Toni Bler në një konferencë shtypi
Toni Bler në një konferencë shtypiFotografi: DPA


Në tetorin e vitit të kaluar ishte Toni Bler ai që e refuzonte kategorikisht një referendum. Deklaratën për referendumin të bërë më 20 prill, ai e argumentoi me faktin, se ka ardhur koha që të vendoset një herë e mirë nga populli, nëse Britania e madhe do të qëndrojë në qendër apo në periferi të Evropës. Bleri nuk përmendi ndonjë datë të përcaktuar për referendumin. Vëzhguesit politikë mendojnë se koha e referendumit do të jetë pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të parashikuara në fillim të vitit 2005.

Duhet thënë se kryeministri britanik Toni Bler ka guxim. Apo është ky guximi që të jep dëshpërimi? Përkundër Blerit fryn një erë e fortë politike- dhe pikërisht kjo vjen nga elektorati i tij, i cili nga propoganda e tij para luftës së Irakut ndjehet i gënjyer. Nga afera e Kellit Toni Bler shpëtoi, por atij nuk i beson më askush për çështjen e armëve të shkatërrimit në masë. Pikërisht kryeministri i goditur politiksht deklaron se do të pyesë anglezët- shumica skeptikë për Evropën- lidhur me temën delikate të kushtetutës evropiane- pra është po ky Toni Bler të cilit nuk i pëlqen edhe shtypi sensacional në vend - për shkak të kursit pro Brukselit- që kërkon të pyesë popullin e tij për kushtetutën evropiane.

Por sikur kryeministri Toni Bler të hidhte vështrimin në fqinja përkrah, Irlanda - populli i së cilës ka një qëndrim më pozitiv për Bashkimin evropian- atëherë ai do të duhej të mendohej mirë- Pasi jo shumë larg por vetëm në vitin 2001 referenduumi i parë që u organizua aty për marrëveshjen e Nicës dështoi gati tërësisht. Vetëm pas ripërsëritjes së tij një vit më pas irlandezët i thanë pro kësaj marrëveshjeje. Për këtë veçse u desh një përpjekje shumë e madhe e qeverisë irlandeze, për të sqaruar popullin e saj lidhur me rëndësinë dhe synimin e kësaj marrëveshjeje. Në fund të fundit shumica e irlandezëve i kanë besuar më shumë fjalës së politikanëve të veçantë, dhe jo se studiuan mjaft mirë marrëveshjen e Nicës dhe e cilësuan atë si të përshtatshme ose jo. Por pikërisht ky fakt mund të kthehej në një ogur të zi për Blerin. Ai e ka humbur besimin e popullit të vet për shkak të luftës në Irak. Këtu duhet shtuar edhe se shtypi bulevardesk anglez, që e denigron Bashkimin evropian me trillime plot fantazi. Si fillim është e nevojshme që anglezët të mësohen me nocionin e kushtetutës evropiane, sepse deri më tani edhe pa e përmendur atë, ata nuk ka ndonjë shqetësim në vend. Kështu që nuk është për tu çuditur pse anketimet e deritanishme nuk janë edhe aq shpresëdhënëse lidhur me kushtetutën. Sipas tyre më shumë se gjysma e anglezëve do të votonte në rast të një referendum kundra kushtetutës evropiane. Por kjo duket se nuk i bën përshtypje Toni Blerit- ai e sheh këtë fakt më shumë si një sfidë që ka përpara. Pra le të bjerë gongu i betejës me skeptikët e Evropës- kështu shprehet i gatshëm për luftë Toni Bleri.
Por kush mendon se Toni Bler do të dalë si fitimtar nga kjo betejë? Në Bruksel dhe Strasburg qysh tani kanë filluar të bien këmbanat e alarmit. Nga njëra anë nuk do të thotë dështim përfundimtar për kushtetutën evropiane nëse anglezët e refuzojnë një projekt të tillë, spese pikërisht për këto raste autorët e kushtetutës evropiane kanë lënë shtigje të hapura juridike, me të cilat kushtetuta mund të shpëtohej. Problemi është se një jo e britanikëve do të thotë shtyrje, ndoshta bisedime të reja, pastaj një referendum të dytë, ndoshta një të tretë, një të katërt derisa kushtetuta të pranohet. Ose në rastin më të keq: kushtetuta evropiane hyn në fuqi për të gjitha vendet anëtarë të Bashkimit evropian, por jo për Britaninë e madhe.
Disa parlamentarë evropianë kanë propozuar idera që nuk janë edhe aq produktive. Psh mund të ndryshohet një rubrikë në tekstin e kushtetutës,e cila të parashohë se ato shtete të cilat nuk janë dakord me kushtetutën evropiane, automatikisht të përjashtohen nga Bashkimi veropian. Ky është një provokim në thelb sipas motos: Toni- ti je vetë përgjegjës, nëse do të luash kartën e demokracisë në bazë. Deklarata të tilla të parlamentarëve mund ti vlejnë vetëm kundërshtarëve të Bashkimit evropian.
Edhe nëse kushtetuta e Bashkimit evropian nuk do të dështojë nga një jo e anglezëve, bëhet fjalë këtu personalisht për kryeministrin Bler:Në rast të një dështimi, pushteti që ka shtypi bulevardesk mund ta rrëzonte Toni Blerin nga froni i kryeministrit- pa përmendur këtu se ndoshta Bler mund të mos jetë më as në këtë fron për shkak të mos rizgjedhjes nga populli si kryeministër.