Angela Merkel mund të jetë kancelarja e parë në historinë e Gjermanisë | Gjermania | DW | 25.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Angela Merkel mund të jetë kancelarja e parë në historinë e Gjermanisë

Ende nuk është krejt e qartë nëse në vjeshtë në Gjermani do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Por ky opsion është mjaft i mundshëm dhe bashkë me këtë edhe shancet e Angela Merkelit për të hyrë në histori si e para kancelare e RFGJ-së.

Angela Merkel

Angela Merkel

Nga njëra anë zgjedhjet e parakoshme janë për kancelarin Schröder shanci i fundit. Nga ana tjetër burrat në radhët e partisë CDU-së po përpiqën që ta pengojnë Angela Merkelin që të zgjidhet kancelare. Por bija e priftit, që ka mbrojtur doktoraturën në fizikë, dhe të cilën shpesh e përqeshin si "bija në shpirt e Helmut Kohlit" ka mësuar prej tij një gjë: si të manovrojë dhe të shmangë rivalët në jetën politike. Merkeli gjendet në momentin e duhur në pozicionin e duhur, si kryetare partie që i ka nxjerrë në hije konkurrentët e saj brënda partisë dhe që e ka nxjerrë CDU prej moçalit të skandaleve për donacionet ilegale. Edhe hapi i dëshpëruar i kancelarit për zgjedhjet e parakoshme i vjen Merkelit shumë për shtat, sepse rivalët e saj brënda CDU-së nuk kanë kohë që të hedhin në mejdan dorezën për të shpallur duel se cili duhet të jetë kandidati për kancelar. Atyre nuk u mbetet gjë tjetër vetëm që ta mbështesin Angela Merkelin që kjo ta fitojë luftën ndaj koalicionit aktual qeveritar dhe të sigurojnë përmes kësaj poste ministrash të rëndësishëm. Në rast se Gerhard Schrëderi do t'ia dalë sërish që të shpëtojë, atëhere konkurrentët e Merkelit mund të aplikojnë "planin B". Historia e kësaj partie tregon se demokristianët i trajtojnë fare pak me metoda kristiane ata që humbasin në zgjedhje dhe këtë do ta provojë në kurriz edhe Angela Merkel në rast se nuk fiton.

Gjithsesi deri tani gjithshçka flet për atë që Angela Merkel do të zgjidhet kancelare e parë e RFGj-së. Dhe pas kësaj situata për Merkelin do të bëhet e rrezishme, sepse deri deri tani partia e saj dhe CSU-ja nuk po thonë asnjë fjalë se deri në ç'masë kanë ndër mend që ta krastisin sistemin e pensioneve dhe të sigurimeve shëndetsore dhe se çfarë do të mbetet prej ekonomisë sociale të tregut. Në rast se Merkeli fiton zgjedhjet, do t'i duhet të shprehet qartë për planet e saj. Sepse pas fitores CDU/CSU-ja duhet që të marrë masa për t'i dhënë shtysë ekonomisë gjermane. Po në këtë pikë ato nuk mund të bëjnë më tepër se sa të përmbushin dëshirat e përfaqësuesve të pangopur të ekonomisë për uljen e taksave apo rrogave. Motoja e partisë së Merkelit është: "Me ne do të vijnë vende të reja pune dhe hopi ekonomik". Po në rast se këto nuk do të vijnë për shkak se fuqia blerëse në Gjermani vazhdon të mungojë dhe sepse firmat gjermane do të vazhdojnë t'i transferojnë qendrat e prodhimit në vende të tilla, ku punonjësit punojnë sipas përfytyrimeve gjermane "për bukën e gojës", atëhere shumë shpejt opinioni do të kthehet kundër një qeverie të përbërë prej demokristianëve dhe liberalëve.

Koncepti socio-ekonomik i demokristianëve është pak bindës dhe Angela Merkel mishëron pikërisht mungesën e substancës së partisë së saj. Potencialin intelektual të kësaj partie e përfaqësojnë të tjerë, si p.sh. Friedrich Merz, ekspert për taksat, të cilin Merkeli e nxorri jashtë loje apo parardhësi i saj, Wolfgang Schäuble, i cili ndryshe nga Merkeli mban një distancë të kujdeshme ndaj George W. Bush-it. Në rast se në vend të Schröderit përpara tre vjetësh do të ishte në këtë post Angela Merkel atëhere Bundeswehri do të ishte sot ndoshta në zonën mes Eufratit dhe Tigrit. Tani Angela Merkel i ka më të hapura se kurrë dyert për postin e kancelares. Po manteli që duhet të mbajë mbi supe një kancelar është tepër i gjërë dhe për ta mbushur atë duhet më tepër se vetëm instikt për pushtet.

  • Data 25.05.2005
  • Autor Hans Jürgen Mayer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3h
  • Data 25.05.2005
  • Autor Hans Jürgen Mayer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3h