Angazhim për një bashkëpunim më të mirë në luftën ndaj kontrabandës dhe trafikut të interesave | Ballkani | DW | 28.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Angazhim për një bashkëpunim më të mirë në luftën ndaj kontrabandës dhe trafikut të interesave

Përfaqësues të doganave shqiptare e greke diskutojnë rreth masave të përbashkëta për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit të doganave në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek

default

Zyrtarët më të lartë të doganave shqiptare e greke janë takuar në një takim dypalësh në pikëkalimin kufitar të Kakavijes dhe kanë diskutuar rreth masave të përbashkëta për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit të doganave në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek. Drejtori përgjithshëm shqiptar i doganave Përparim Dervishi dhe homologu grek Janis Dhimitros kanë përfshirë në axhendën e takimit edhe financimin prej Bashkimit Europian të ndërtimit të doganave të reja në jug të vendit si ajo e Qafë Botës në Sarandë, Sopikut në Gjirokastër si dhe mundësinë e shtimit të pikëkalimevetë reja kufitare e doganore me synimin e vetëm rritjen e niveleve të shkëmbimeve mes të dy vendeve.

Doganat shqiptare e greke do të nënshkruajnë shumë shpejt edhe një marrëveshje dypalëshe për të rritur nivelin e shkëmbimit të informacionit, standartet e shërbimeve doganore mes të dy vendeve si dhe angazhohen për një bashkëpunim për luftën ndaj kontrabandës dhe trafikut të interesave. Drejtori përgjithshëm i doganës shqiptare Përparim Dervishi tha se kjo marëveshje e program që financohet Komisioni Europian do t'i shërbejë edhe rritjes së nivelit të qarkullimit e shkëmbimeve të njerëzve dhe mallrave në të dy anët e kufirit.

Marrëveshja dypalëshe mes doganave shqiptare e greke, materializon marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë në Athinë gjatë vizitës të kryeministrit Berisha mes dy ministrive respektive të financave. Shqipëria po synon të modernizojë si legjislacionin ashtu edhe shërbimin doganor duke e përafruar atë me nivelin e shërbimit e standarteve të vendeve të Bashkimit Europian.

  • Data 28.09.2006
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcG
  • Data 28.09.2006
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcG
Reklamë