Anan dhe Bush kanë shumë për t′i thënë njëri - tjetrit | Bota | DW | 13.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Anan dhe Bush kanë shumë për t'i thënë njëri - tjetrit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan sot do të pritet prej presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Temë e rëndësishme në axhendë: vala e fundit e protestave në botën islame

Kofi Anan

Kofi Anan

Nuk është kjo ende ndonjë vizitë lamtumirëse, sepse Bush dhe Anan duhet të bashkëpunojnë të paktën edhe një vit. Ndërkohë që ambasadori amerikan Xhon Bolton edhe disa muaj duhet të kujdeset për rregull dhe raporte të mira në Këshillin e Sigurimit të OKB: "Unë kam hartuar një listë. Besoj në disiplinë. E saktësia është një formë e saj", pohon Bolton.

Përfytyrimet e Boltonit për bashkëpunim, tek diplomatët kanë marrë përmasa groteske. Si udhëheqës i radhës i Këshillit të Sigurimit, gjatë këtij muaji ai po bën edhe një listë me shënimet për vonesat e kolegëve, dhe kërkon që ata të vijnë në ora 10 në punë. Pas torpedimit të suksesshëm të zgjerimit të Këshillit të Sigurimit dhe reformës së OKB, ambasadori nuk ka lënë asnjë ditë pa kritikuar tek presidenti edhe sekretarin e përgjithshëm: "Në kartë flitet për një shef të administratës. Një të tillë jemi duke kërkuar, sepse së shpejti do të kemi nevojë", thotë ai.

Që prej grindjeve për shkak të luftës së Irakut dhe skandalit rreth programit vaj për ushqime, atmosfera në raportet mes Nju Jorkut dhe Uashingtonit nuk është e mirë, sepse janë ftohur raportet mes Kofi Ananit dhe presidentit Bush. Temat, të cilat do të debatohen sot janë më shumë se kontestuese: "Natyrisht që do të trajtojmë temën e Iranit, situatën në Irak dhe Lindjen e mesme. Nuk do të më befasonte sikur në rend dite të vinte edhe çështja e karikaturave", pohon Kofi Anan.

Nuk janë këto tema për një shef administrate, por probleme politike, ku Anan në të shumtën e rasteve ka pasur mendime të kundërta nga ato të presidentit Bush, ambasadori Bolton dhe amerikanët tjerë. Për shembull, në grindjen rreth programit atomik, Anan pa sukses përpiqej që të evitonte nxjerrejn e Iranit para Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë që Bush dhe Bolton e shohin këtë si një test edhe për Kombet e Bashkuara: "Programi atomik iranian është një kërcënim i qartë për paqën dhe sigurinmë në mbarë botën. Ne duhet të merremi me këtë çështje. Ky do të jetë një test edhe për Këshillin e Sigurimit", thotë Bolton.

Mirëpo edhe Anan ka inisiativat e tija në çantën diplomatike. Ai do të riaktualizojë çështjen e Sudanit e cila nga amerikanët përmendet vetëm sipërfaqësisht. Atje ka ndodhur shumë pak ose aspak në vendosjen e rendit dhe qetësisë. Misioni i Unionit Afrikan, vlerësohet si i dështuar. Anan kërkon një ndërhyrje më të gjërë ndërkombëtare: "Unë do ta theksoj nevojën dhe do t'i përmend mjetet dhe vendet të cilat mund të kontribuojnë në këtë drejtim. Në mesin e tyre janë edhe SHBA", thotë Anan. Fjala është për një kontigjent mobil ushtarak, me armatime moderne, përfshirë këtu edhe mbështetjen ajrore, i cili do të vepronte në Darfur. Në Uashington deri tani kanë pasur rezerva ndaj këtij plani.

Pritet që të trajtohet edhe reforma e OKB. As këtu qëndrimet e Ananit dhe amerikanëve nuk janë të njëjta. Megjithatë Kofi Anan duhet të vazhdojë këtë bashkëpunim edhe gjatë këtij viti, sepse Anan dhe Bolton do të largohen nga postet e tyre pothuajse njëkohësisht.

  • Data 13.02.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMQ
  • Data 13.02.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMQ
Reklamë