Anëtarësimi në BE- Orient Ekspres i kohëve të shkuara | Ballkani | DW | 08.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Anëtarësimi në BE- Orient Ekspres i kohëve të shkuara

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të varen nga mbarëvajtja e zgjedhjeve të ardhshme vendore, - deklaroi Komisioneri përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn. Njëkohësisht ai theksoi se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë legalisht dhe politikisht i qartë

Olli Rehn në Bruksel

Olli Rehn në Bruksel


Anëtarësimi i vendeve të Europës Juglindore në BE i ngjan një treni me shumë stacione. Pra jo një Eurostari apo ekspresi të kohëve të sotme, por një « Orient Ekspresi » të kohëve të shkuara » - me këto terma u shpreh komisioneri përgjegjës për zgjerimin Olli Rehn kur paraqiti raportet e Komisionit Europian rreth situatës dhe perspektivave të anëtarësimit të Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Turqisë, Serbisë dhe Bosnjës në Bashkimin Europian.

« Testi i afrimit të Shqipërisë me BE-në mbeten zgjedhjet e ardhshme lokale », deklaroi Olli Rehn para se të theksonte se deri më tani klima politike në Shqipëri ka qënë gjithmonë konfliktuale ».

Zyrtari i lartë i BE-së e theksoi hapur se kusht i afrimit të Shqipërisë me BE-në mbetet realizimi i zgjedhjeve në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare. Njëkohësisht ai theksoi se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë legalisht dhe politikisht i qartë, që të mundësojë asaj lidhjen e marrëveshjeve tregtare dhe financiare me botën si dhe nisjen e procesit të asocim - stabilitetit me BE-në.


Ai pohoi se menjëherë pas përcaktimit të statusit, BE-ja do të angazhohet fuqishëm atje për të ruajtur stabilitetin e saj dhe për ta ndihmuar në rrugën e reformave.

« Serbia duhet të mbajë një qëndrim konstruktiv në procesin e negociatave për statusin si dhe duhet të vëjë në jetë një bashkëpunim të plotë me Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Serbët duhet të heqin dorë nga e kaluara nacionaliste dhe të shohin drejt së ardhmes europiane » - u shpreh zyrtari i lartë i BE-së.

Përsa i takon situatës në Maqedoni, zyrtari i lartë i BE-së hoqi një vijë të qartë dalluese ndërmjet përparimeve të kryera në të shkuarën dhe sot. « Pas përparime të vërejtura vitet e shkuara në Maqedoni, kohët e fundit vihet re një rënie e ritmit në vënien në jetë të reformave - vuri në dukje komisioneri i Bashkimit Europian, Olli Rehn

  • Data 08.11.2006
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbL
  • Data 08.11.2006
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbL
Reklamë