Anëtarësimi i Turqisë në BE do të ishte kurorëzimi i rrugës evropiane që nisi para 80 vjetësh themeluesi i Turqisë moderne Ataturku | Evropa | DW | 03.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Anëtarësimi i Turqisë në BE do të ishte kurorëzimi i rrugës evropiane që nisi para 80 vjetësh themeluesi i Turqisë moderne Ataturku

Të mërkurën më 6 tetor Komisioni i BE-së do të paraqesë një raport mbi përparimet e Turqisë. Eshtë thuajse e sigurt se në këtë raport Komisioni do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Ankarasë në BE. Vendimin përfundimtar për këtë e marin shefat e qeverive dhe të shteteve të BE-së në takimin e tyre të nivelit të lartë në muajin dhjetor. Edhe prej këtij takimi pritet një votë pro anëtarësimit të Turqisë në BE. Megjithatë diskutimet parimore nëse duhet apo jo, që Turqia të bëhet anëtare e BE-së nuk po marrin fund. Në shumë vende të BE-së dhe sidomos në Gjermani ka mjaft diskutime kontroverse në lidhje me përkatësinë e Turqisë në BE. Në Turqi vetë këtë pyetje s

Frika e gjermanëve prej turqve dhe anëtarësimit të Turqisë në BE

"Frika e gjermanëve prej turqve dhe anëtarësimit të Turqisë në BE"

e vë askush në dyshim.

A do të jetë në gjendje BE-ja që ta përballojë anëtarësimin e Turqisë? Edhe pse kjo çështje diskutohet sot në Evropë në mënyrë tepër kontradiktore, për të faktikisht ka kohë që është marrë një vendim. Të paktën sipas këndvështrimit të Brukselit. Ankaraja ka mbi katër vjet që është kandidate për bisedimet për anëtarësimin. Përveç kësaj fillimi i bisedimeve për anëtarësimin vetëm se do të vërë në lëvizje një mekanizëm që nuk mund të ndalet prej asgjëje tjetër, vetëm se prej vendimeve të referendumeve në ndonjë vend të BE-së, apo në rast se Turqia dështon në rrugën e saj të reformave të mëtejshme dhe në procesin pjekurisë për t'u bërë anëtare e BE-së. Duhet thënë se anëtarësimi i vërtetë i Turqisë do të mundësohej vetëm pas 10-15 vjetësh.

Skepticizimi tepër i përhapur në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE është tepër i njëanshëm. Rreth 70% e turqve janë pro anëtarësimit në BE dhe në vend nuk ka asnjë lloj force politike apo shoqërore që do të vepronte hapur kundër anëtarësimit të vendit në BE. Kjo nuk do të thotë se të tilla forca nuk ka, por për sa kohë Brukseli nuk do t'i zhgënjejë shpresat turke për anëtarësim, forcat anti-evropiane nuk do të gjejnë forcë të dalin sheshit. Euforia për Evropën në vend është tepër e madhe.

Shkaqet për këtë eurfori nuk kanë aspak karakter ekonomik. Anëtarësimi i Turqisë në BE është për Ankaranë çështje presitigji dhe prej shumë turqve të thjeshtë konsdierohet si shenjë përparimi. Dhe kjo jo pa të drejtë. Heqja e dënimit me vdekje, forcimi i të drejtave të femrës, apo lejimi i radio-televizionit në gjuhën kurse janë vetëm disa prej përmirësimeve prej të cilave përfiton e gjithë shoqëria turke. Këto reforma u ndërmorën vetëm falë presionit të Brukselit. Asgjë tjetër nuk ka ndikuar më tepër për stabilizimin e shoqërisë turke, se sa perspektiva për anëtarësim në BE.

Nga perspektiva turke anëtarësimi i vendit në BE do të ishte kurorëzimi i rrugës evropiane që nisi para 80 vjetësh themeluesi i Turqisë moderne Kemal Ataturku. Ai nuk arriti vetëm ndarjen e shtetit nga feja, por futi në vitin 1934 edhe të drejtën e votës për femrat, në një kohë kur në vende të tilla si në Francë apo në Zvicër gratë nuk e kishin të drejtën e votës. Të gjitha këto duhet t'i mbajnë parasysh ata që e konsiderojnë Turqinë si një "kulturë të huaj".

Natyrisht që pjesë të tëra të vendit janë të pazhvilluara dhe natyrisht që ka edhe dallime kulturore që nuk mund të mohohen. Megjithatë për shumicën e turqve nuk duket të ketë ndonjë ndryshim që të ndjehen njëkohësisht si muslimanë, si demokratë dhe si evropianë. Debatet që po zhvillohen aktualisht në Evropë të krijojnë për fat të keq idenë, se duan t'i bindin turqit pikërisht për të kundërtën.

  • Data 03.10.2004
  • Autor Rainer Sollig
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGG
  • Data 03.10.2004
  • Autor Rainer Sollig
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGG