1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amnistia vetëm pikënisje për integrimin

Arben Muka27 Mars 2014

Aktivistë të të drejtave të njeriut në Shqipëri apelojnë për më shumë vëmendje nga shteti për integrimin e atyre që lënë qelitë e burgut.

https://p.dw.com/p/1BWZS
Frauengefängnis in Albanien
Fotografi: DW

Gjatë muajit prill qindra të burgosur ose të paraburgosur në Shqipëri do të jenë në liri. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dhënë dritën jeshile për një ligj amnistie që është miratuar me konsensus nga deputët e mazhorancës dhe të opozitës. Përfitures në fitimin e lirisë apo të zbutjes së dënimit do të jenë ata që kanë kryer vepra të lehta penale, si dhe do të favorizohen ata që janë në moshë të madhe, apo të dënuarat gra.

Gjatë diskutimit në parlament është bërë kujdes nga deputetët që të zgjerohet sa më shumë baza e atyre që përfitojnë, duke u stimuluar ata që kanë kryer pjesën më të madhe të koshës së dënimit, ata që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë deri ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të rënda.

Kozara Kati, drejtore ekzekutive e Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut e shikon amnistinë ndaj njerëzve që me ligj iu është privuar liria, apo për ata që janë në procesin e hetimit gjyqësor si një instrument demokratik, që nxit një trajtim human të tyre. Shteti duke njohur dhe vlerësuar faktin që ata duhet të “paguajnë” për atë që kanë kryer në kundërshtim me legjislacionin, në të njëjtën kohë iu jep mundësi integrimi në jetën e tyre, thotë Kati për DW.

Kozara Kati, drejtore ekzekutive e Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut.
Kozara Kati, drejtore ekzekutive e Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut.Fotografi: DW/ Arben Muka

Vlerësim objektiv për përfituesit nga amnistia

"Le ta them hapur që në të shkuarën ka pasur abuzime me aktin e amnistisë. Ne kemi pasur raportime të besueshme se persona që kanë pasur mundësi financiare kanë përfituar duke u liruar para kohe ose duke fituar një pjesë të mirë të uljes së dënimit dhe këtë e ‘kanë blerë nga autoritetet'. Të shpresojmë që amnistia e fundit e të burgosurve të ketë efektin e duhur sa i takon analizës për çdo rast që do të preket. Ata që janë pas hekurave me vendim të formës së prerë, apo që ndodhen në kushtet e paraburgimit janë njerëz dhe duhet të trajtohen të gjithë si njerëz në mënyrë të barabartë. Të përfitojnë nga e drejta që iu jep ligji dhe jo ‘maliqi'. Mendoj se një amnisti që aplikohet në mënyrë të drejtë dhe rigoroze ka një efekt të jashtëzakonshëm, tek ata që përfitojnë apo dhe te ata që nuk mund të përfitojnë për shkak të cilësimit të veprës që kanë kryer”.

Kozara Kati si dhe aktivistë të tjerë që punojnë në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësimin se shumë nga ata që kryejnë dënimin, me apo pa amnisti, rikthehen sërish në qelitë e burgut, duke marrë vendime edhe më të rrepta nga gjykata, si përsëritje e akteve të kundraligjshme. Për Katin, përsëritja e një vepre penale nga ata është si opcioni i vetëm pasi fitojnë lirinë.

“Shteti në radhë të parë ka detyrime ndaj këtyre njerëzve. Duke nisur që nga trajtimi sipas standardeve në periudhën e vuajtjes së dënimit. Që situateta psikologjike të mos rëndohet edhe më shumë gjatë kësaj kohe nga shkaqe të kushteve të jetesës dhe angazhimit personal dhe kolektiv. Para pak ditëve isha në ambjentet e paraburgimit në Durrës ku si pasojë e mbipopullimit, kishte rreth dyfish persona më shumë nga kapaciteti i lejuar. Kjo është e papranueshme. Janë bërë mjaft ndryshime në burgje në vitet e fundit, por ende ka nevoja të tjera të ngutshme. Nuk mund të konsiderohet më luks krijimi i kushteve që të burgosurit të përfshihen në trajnime dhe kualifikime për profesione të ndryshme. Ky mendoj se është investimi i parë thelbësor për integrimin e tyre kur ata të lenë qelinë.”

Në hapat e parë Shërbimi i Provës

Vjollca Meçaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit i referohet në pronocimin për DW një argumenti tjetër, që lidhet me konstributin e shtetit. Prej rreth 3 viteve është miratuar kuadri ligjor dhe është futur në lojë një instrument shumë i rëndësishëm, Shërbimi i Provës. Në misionin e tij përfshihet dhe funksioni për ndjekjen e procesit të integrimit për të burgosurit. Është një standard ndërkombëtar, por që fatkeqësisht ka hapa të pandjeshëm ende, është larg pritmërive në ndryshimin e metodave dhe mentalitetit të deritanishëm. Pra jemi mirë me letrat, por në terren gjërat nuk lëvizin. Komiteti ka insistuar dhe sërish do të insistojë që ky institucion sa më parë të vihet në eficencë.”

Vjollca Meçaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Vjollca Meçaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.Fotografi: DW/Muka

Juristja Vjollca Meçaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit përmend dhe rolin që kanë në procesin e integrimit të të burgosuve organizatat joqeveritare me aplikimin e projekteve dhe programeve konkrete për aistencë në trajnimin profesional, në trajtimin psikologjik, organizimin e aktiviteteve agëtuese, sportive etj.

Kozara Kati nga Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut tregon një program që kanë aplikuar pak kohë më parë në burgun e Vaqarrit, në perferi të Tiranës që synonte kualifikimin e pjesmarrësve me bazat e IT.

“Kishte një interesim të jashtëzakonshëm të të burgosurve dhe në fund të cikleve kualifikuese ata përfituan një certificatë të njohur nga Ministria e Arsimit. Në këto kohë kur teknologjia e infomacionit është një prioritet kombëtar dhe global, kualifikime të tilla janë mjaft të dobishme për këta njerëz që në liri do të duhet të përballen me sfidat e mbijetesës dhe të integrimit në komunitet.”