Amerikanët përjetojnë ditën më të përgjakshme në Irak | Bota | DW | 27.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Amerikanët përjetojnë ditën më të përgjakshme në Irak

37 Të vdekur brënda një dite nga sulmet e ekstremistëve irakianë, vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve

Shtetet e bashkuara të Amerikës ,sipas një statistike të agjensisë së lajmeve dpa, të mërkurën kanë përjetuar ditën më të përgjakshme qysh prej fillimit të luftës në Irak para 22 muajsh.Gjithsej 37 të vdekur.Vetëm nga rrëzimi i helikopterit humbën jetën të paktën 31 ushtarë.Katër ditë para zgjedhjeve në Irak që do të zhvillohen më 30 janar të mërkurën u vranë edhe 6 ushtarë të tjerë.Menjëhrë pas hyrjes së forcave në Irak më 23 mars, humbën jetën gjatë luftimeve 31 ushtarë.
Pak ditë para zgjedhjeve në Irak keqbërësit radikalë kanë kryer përsëri një sërë sulmesh kundër trupës amerikane si dhe kundër ish politikanëve dhe forcave të sigurimit.Në qytetin irakiano-verior,Mosul, një nga qytetet më problematike të vendit eksplodoi një autobombë para zyrës së Partisë demokrokratike kurdistane.Një numër i madh njerëszish humbën jetën ose u plagosën rëndë , bëri të ditur një zëdhëns i kësaj partie.Deri tani janë publikuar 15 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.Gjatë një sulmi vetvrasës sot në Bakuba u vra një oficer irakin policie, nëntë të tjerë u plagosën.
Për sulmet në Mosul autorësinë e mori grupi i El-Kaidës me në krye jordanezin Abu Musab al -Sarqavi.Prej ditësh ai ka kërcënuar përmes internetit me vdekje cilindo që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 janarit.
Të gjitha këto ngjarje tragjike kanë ndodhur pikërisht katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të zhvillohen në Irakun e post Sadam Huseinit. Presidenti amerikan Bush u bëri thirrje irakianëve që t’i shpërfillin ekstremstët, të cilët po bëjnë një fushatë të përgjakshme për të shkatërruar zgjedhjet e së dielës, të cilat janë gur themeli për planet amerikane në këtë shtet. Shtimi i numrit të viktimave në radhët e amerikanëve ka rritur presionin e publikut ndaj administratës amerikane për një strategji më të qartë për dhënien fund të angazhimit në Irak. Ndërkohë një situatë e tillë ka ngjallur edhe më tepër panik e pasiguri në Irak, ku siç duket edhe vendasit do ta kenë tepër të vështirë për të dalë në votime në atë që është quajtur “dita më e rëndësishme në historinë e irakianëve”. Po dje katër marinsa amerikanë u vranë gjatë luftimeve në provincën Anbar, ndërsa një ushtar amerikan vdiq nga një sulm me granatë në veri të Bagdadit.
Përsa i përket zgjedhjeve, qeveria irakiane thotë se ka marrë masat e duhura që ato të zhvillohen normalisht. Kështu do të mbyllet aeroporti i Bagdadit dhe gjithë kufijtë tokësorë. Po kështu do të ndalohet lëvizja e gjithë makinave nëpër rrugë ditën e zgjedhjeve. Por deri tani zgjedhjet i mbështet vetëm popullsia myslimane shiite, ndërkohë myslimanët sunni kanë thënë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet. Tensionet mes këtyre dy sekteve janë rritur shumë, veçanërisht së fundi ku ka patur sulme me bombë drejtuar njëri-tjetrit. Janë vrarë gjithashtu disa nga liderët kryesorë kandidues nga popullsia myslimane shiite. Guerilët janë betuar se do të shkaktojnë më shumë dhunë para dhe gjatë zgjedhjeve të 30 janarit. Ndërkohë SHBA po përballet me gjithë komunitetin ndërkombëtar, me një situatë jashtë normalitetit në Irak, në një kohë kur pretendonte që Iraku po i kthehet normalitetit me zhvillimin e zgjedhjeve të para demokratike.

  • Data 27.01.2005
  • Autor Jërg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQq
  • Data 27.01.2005
  • Autor Jërg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQq
Reklamë