Amerikanët duan të mbledhin eshtrat e luftës së Koresë | Bota | DW | 10.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Amerikanët duan të mbledhin eshtrat e luftës së Koresë

Në Korenë e Veriut po qëndron një delegacion nga USA. Qëllimi zyrtar i kësaj vizite katëditore është mbledhja e eshtrave të ushtarëve amrikanë që kanë rënë në luftën e Koresë në vitet 1950-1953.

Pllakat antiamerikane nga Korea e Veriut

Pllakat antiamerikane nga Korea e Veriut

Kjo vizitë zhvillohet vetëm pak ditë përpara përfundimit të afatit që i është lënë
Koresë së Veriut për të ndërmarrë hapat e parë për t'i dhënë fund programit të saj për armët bërthamore.

Dëshmi për karakterin e pazakontë të kësaj vizite ishte kërkimi që bënë zëdhënësit e të dyja palëve për gjetjen e një formulimi të saktë të kësaj vizite. Sipas këtij formulimi kemi të bëjmë me një vizitë private, por delegacioni mbipartiak i SHBA-ve i cili po qëndron për vizitë me ftesë të Koresë së Veriut ka marrë edhe bekimin zyrtar të presidentit amerikan Bush.

Ky delegacion por e viziton Korenë me një mision të rëndësishëm, por i cili nuk ka të bëjë me debatet dhe mosmarrëveshjet aktuale për armët atomike. Nën drejtimin e guvernatorit Bill Richardson, një politikani demokrat me mjaft përvojë në politikën e jashtme, do të diskutohet për kthimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë që kanë gjetur vdekjen në luftën e Koresë. Fjala është për eshtrat e mbi 8000 ushtarëve amerikanë që duhet të kenë vdekur gjatë luftës së Koresë në fillim të viteve 50-të.
Kjo vizitë u bë e mundshme vetëm pasi më 13 shkurt në Pekin u arrit njëlloj marrëveshje paraprake në të ashtuquajturat bisedime gjashtëpalëshe për Korenë e Veriut.

Në bisedime me Korenë e Jugut, Rusinë, Kinën, Japoninë dhe SHBA-të, po sidomos gjatë bisedimeve
dypalëshe me SHBA-të, Koreja e Veriut pranoi që ta ndërpresë punën e reaktorëve atomikë dhe t'u
lejojë inspektorëve ndërkombëtarë që t'i kontrrollojnë këta reaktorë. Si këmbim për këtë Koreja e
Veriut do të përfitojë ndihma në fushën e energjisë dhe të ekonomisë si dhe garanci për siguri.
E gjitha kjo do të realizohet sipas një plani, i cili do të përcaktojë në formë detyruese zbatimin
e pikave të marrëveshjes. Për hartimin e këtij plani u la një afat prej 60 ditësh. Ky afat
përfundon javën e ardhshme. Duke komentuar bisedimet 6-palëshe të muajit shkurt MPJ amerikane
Condoleezza Rice deklaroi:
1. O-Ton Rice (engl.):
'Marrëveshja 6-palëshe e Pekinit është një hap i parë i rëndësishëm për një gadishull korean pa
armë atomikedhe për më tepër stabilitet, Kjo gjë u arrit pas një veprimtarie diplomatike të
durueshme, kreative por dhe të fortë.'
Me këtë marrëveshje SHBA-të hoqën dorë prej linjës shumëvjeçare pa asnjë lloj kompromisi që kishin
ndjekur ndaj regjimit të Kim Jong II.
Bill Richardson - edhe pse është vetë kandidat për president i demokratëve, e lavdëroi
shprehimisht këtë ndryshim në politikën e presidentit George W. Bush.
'Bisedimet intesive me Korenë e Veriut bënë që ajo të pranojë të heqë dorë prej armëve atomike, të
lejojë inspektorët ndërkombëtare të hyjnë në vend dhe të ndalojë punën e disa reaktorëve
bërthamorë. Vizita jonë në Korenë e Veriut - e cila nuk është as vizitë e demokratëve dhe as
vizitë presidenciale, por një vizitë qartësisht mbipartiake, ausdrücklich überparteilich - i
kushtohet në fakt problemit të eshtrave të ushtarëve tanë të rënë në luftën koreane, por kur disa
prej këtyre eshtrave të jenë kthyer atëhere kjo do tlë thotë edhe një përparim në marrëdhëniet
tona."
Një nyje e rëndësishme në bisedimet e koklavitura 6-palëshe me Korenë e Veriut mundi të zgjidhej
pak përpara përfundimit të afatit 60 ditor. SHBA-të i çbllokuan 25 milionë dollarët që kishte
depozituar Koreja e Veriut në banka jashtë vendit. Në fund të vitit 2005 Uashingtoni i kishte
bllokuar këto para duke e akuzuar Korenë e Veriut për pastrim parash.
Megjithë vizitën dhe bisedimet katërditore të delegacionit amerikan në Korenë e Veriut, ky vend do
të vazhdojë të mbetet në listën e zezë të SHBA-ve. Testet me raketa që ndërmori vitin e kaluar
Koreja e Veriut si dhe përpjekja për lëshimin e një bombe atomike vazhdojnë të përdoren prej SHBA
si argument për rrezikun e një sulmi të mundshëm koreanoverior si dhe si argument për ndërtimin
deri në vitin 2011 të një sistemi për mbrojtjen prej raketave.

  • Data 10.04.2007
  • Autor Frank Aischmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIx
  • Data 10.04.2007
  • Autor Frank Aischmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIx
Reklamë