Amerika ka nevojë për Evropën sikurse Evropa për Amerikën | Evropa | DW | 07.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Amerika ka nevojë për Evropën sikurse Evropa për Amerikën

Vitet e fundit admirimi për sistemin amerikan, mirënjohja ndaj çliruesve të Evropës prej thundrës naziste, pranimi pa kufizime i moralit amerikan, janë zëvendësuar prej një skepticizimi të thellë, deri në refuzim.

Në varrezat e Normandisë prehen të gjithë pranë njëri-tjetrit

Në varrezat e Normandisë prehen të gjithë pranë njëri-tjetrit

D-day, dita kur Amerika i risolli Evropës lirinë, është tradicionalisht një ditë mirënjohjeje. Pa amerikanët aleatët nuk do t'ia kishin dalë ta mposhtnin sundimin nazist. Por edhe pse në festimet ishin mbledhur së bashku, përfaqësues nga të gjitha vendet, madje edhe nga Gjermania, duket se prej shumëkujt shprehja e mirënjohjes ndaj një superfuqie agresive, me të cilën disa evropianë nuk duan të kenë më gjë të përbashkët, konsiderohet si një detyrim i pakëndshëm. Duket se shumica i ka harruar meritat e amerikanëve në etapa të ndryshme të historisë evropiane. Admirimi për sistemin amerikan, mirënjohja ndaj çliruesve, pranimi pa kufizime i moralit amerikan, janë zëvendësuar prej një skepticizimi të thellë, deri në refuzim. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me personin e presidentit Bush apo me luftën në Irak. Të çarat në raportet transatlantike janë simptomë për ndryshimet e thella në ndarjen globale të roleve. Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl e refuzoi me forcë ftesën për të marrë pjesë në ceremonitë për d-day. Gerhard Schrëderi e pranoi atë si diçka të vetëkuptueshme. Ish-kryeministri spanjoll Hoze Maria Aznar arriti t'ia shtojë reputacionin në botë Spanjës vetëm duke u renditur përkrah amerikanëve. Pasuesi i tij po rikthehet në gjirin e Evropës. Këto janë vetëm dy shembuj për emancipimin dhe ndërgjegjësimin gjithnjë në rritje të Evropës. Por ndërsa amerikanët e kanë ndërkohë të qartë që kanë nevojë për Evropën, evropianët duket se s'janë ende të ndërgjegjshëm që edhe ata nevojë për SHBA-të. Krahasimi që i bëri Xhorxh Bushi luftës kundër Hitlerit me atë kundër Sadam Huseinit nuk shkaktoi zemërim vetëm në Francë. Por në thelb mesazhi mbetet i drejtë: në luftë kundër diktaturës dhe terrorit për triumfin e demokracisë dhe tolerancës duhet që bashkësia transantlantike të jetë e bashkuar.

  • Data 07.06.2004
  • Autor Uta Thofern
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH8
  • Data 07.06.2004
  • Autor Uta Thofern
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH8