Ambient modest | Gjermania | DW | 09.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ambient modest

Kështjella Bellevue, vendi i punës i presidentit gjerman Horst Këler, është ndërtuar në vitin 1785. Pas dy vitesh renovimi, ajo u hap këtë fundjavë

Para kështjellës Bellevue në Berlin

Para kështjellës Bellevue në Berlin

"Ky është ajri berlinez! – quhet kënga e orkestrës së Gardës, që luhej në sfond, ndërkohë që qindra vizitorë, me libra dhe termusa me kafe prisnin t’u vinte radha të hynin në kështjellë. Ajri ishte tepër i ftohtë, prandaj edhe presidenti hoqi dorë nga fjalimi i radhës, dhe i ftoi njerzit brenda, në kështjellën e tij të renovuar. "Kam përgatitur një fjalim të gjatë por po e lë që të mos rrini më shumë këtu në të ftohtë. Ejani brenda!"

Duke filluar që nga galeria e paraardhësve, ku varen të gjitha pikturat e presidentëve të mëparshëm së bashku me gratë e tyre, me sallonet e vogla në katin e parë e duke vazhduar në zemër të kështjellës përmes sallës historike, të quajtur sipas arkitektit të saj prusian, Karl Gotard Langhans e më tej nëpër bankete.

"Është me të vërtetë shumë bukur, thotë një vizitor. Stili i vjetër, dhe çdo gjë që shkëlqen dhe duket si artë." 19 muaj ka zgjatur rindërtimi i kështjellës 220 vjeçare. 24 milionë euro janë harxhuar, për ta pajisur kështjellën me klimatizues, apo për të bërë që të mos ndëpritet rryma elektrike gjatë banketeve me mbretër dhe mbretëresha.

Ambjent përrallor, thonë shumë vizitorë, por ka disa, që janë të një mendimi tjetër, si për shembull. Aleksandri, 27-vjeçari nga Rusia ka vite që jeton në Berlin: "Është një përzierje stilesh dhe nuk dallon dot një linjë të caktuar. A mos vallë është kjo arkitekturë moderne?" – pyet ai me dyshim.

Por pikërisht, kjo është arësyeja se përse të zotit të shtëpisë i pëlqen ambjenti i ri i punës. "Nuk ka pompozitet, por elegancë, një stil shumë i përmbajtur dhe modest, thotë presidenti Këler. "Mendoj se kjo i shkon më së miri republikës sonë."

Në përfundim të xhiros nëpër kështjellë, presidenti i qerasi vizitorët me nga një bonbon të prodhuar enkas për këtë ditë. A do të dëshironte edhe Aleksandri, që Putini ta qeraste ndonjë ditë me një bonbon nga Kremlini?

"Është një raport tjetër ndërmjet pushtetit dhe qytetarëve në Rusi," – ka konstatuar Aleksandri. "Kur kalon presidenti rus bllokohen të gjitha rrugët për shtetasit e tjerë. Këtu ke mundësi të flasësh drejt për drejt me presidentin. Sigurisht që nuk është kaq e thjeshtë, por të paktën më e thjeshtë se në Rusi."

  • Data 09.01.2006
  • Autor Frauke Gust, Natasha Fibrig
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1j
  • Data 09.01.2006
  • Autor Frauke Gust, Natasha Fibrig
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1j