Ambasadorja e SHBA-sё nё OKB Nikki Haley jep dorёheqjen | Bota | DW | 09.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ambasadorja e SHBA-sё nё OKB Nikki Haley jep dorёheqjen

Erozioni nё personelin e administratёs Trump po vazhdon. Tani ambasadorja nё OKB Nikki Haley nё fund tё vitit do tё tёrhiqet nga pozicioni i saj. Presidenti i SHBA-sё e ka pranuar dorёheqjen e saj.

Presidenti i SHBA-sё Donald Trump  e ka pranuar ndёrkohё kёrkesёn pёr dorёheqje tё ambasadores nё OKB. Haley ia pati komunikuar atij gjysmё viti mё parё dёshirёn pёr njё "shkёputje". Ajo ka kryer njё punё tё shkёlqyer. Pёr pёrfaqёsuesin e ardhshёm tё SHBA-sё nё OKB Trump do tё vendosё gjatё dy ose tri javёve tё ardhёshme. Ai deklaroi, mё tej, se shpreson, qё Haley tё kthehet nё njё funksion tjetёr.

Haley deklaroi, se ajo nuk do tё kandidojё pёr zgjedhjet mё 2020, por do tё angazhohet pёr rizgjedhjen e Trump-it. Eshtё "e rёndёsishme tё dish, se kur ka ardhur koha pёr t'u larguar", tha ajo pa shpjegime tё mёtejshme.

Konservatorja republikane ka qenё besnike ndaj Trump-it, ndonёse ajo gjatё fushatёs paraelektorale presidenciale nuk bёnte pjesё nё radhёt e mbёshtetёsve tё tij.

Pёrpara se nё vitin 2010 tё zgjidhej pёr herё tё parё guvernatore nё Karolinёn e Jugut Haley ka qenё deputete e shtetit tё saj federal. Senati konfirmoi emёrimin e saj ambasadore nё OKB nё janar 2017. Ky post nё SHBA ёshtё mjaft i rёndёsishёm dhe konsiderohet madje nё njё nivel me kabinetin qeveritar.

Pёr postin e ambasadores nё Nju Jork Haley nuk sillte me vete ndonjё pёrvojё nё politikёn e jashtme. Megjithatё ajo u profilizua si njё oratore e fortё dhe mbёshtetёse e linjёs sё ashpёr nё SHBA kundrejt Iranit, por edhe ndaj Koresё sё Veriut, me tё cilёn aktualisht presidenti Trump po kёrkon afrimin.

Haley bёn pjesё tani nё radhёn e njё sёrё bashkёpunёtorёsh tё shtabit tё Trump-it qё kanё dashur ose u ёshtё dashur tё largohen para kohe nga posti.

cgn/rb (afp, ap, dpa)