Ambasadorët e 25 vendeve të OSBE-së vizitojnë Kosovën | Politika | DW | 17.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ambasadorët e 25 vendeve të OSBE-së vizitojnë Kosovën

Përgatitjet për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës - temë kryesore e bisedimeve

default

25 ambasadorët e vendeve anëtare të OSBE-së, të cilët do të qëndrojnë dy ditë në Kosovë, zhvilluan biseda më të gjithë udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës. Vizita e tyre realizohet në prag të fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Pikërisht kjo temë dhe roli që mund të ketë OSBE-ja në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit final, ishin çështjet kryesore për të cilat u bisedua në të gjitha takimet. Kryesuesi i delegacionit, ambasadori, Janez Lenarcic u shpreh, se të gjitha bisedat që zhvilluam me udhëheqësit e këtushëm ishin informative dhe konstruktive. Unë shpresoj, se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë edhe në të ardhmen do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në mënyrë që aty të zhvillohet demokracia dhe të vijë prosperiteti edhe në këtë pjesë të botës, tha Janez Lenarçiq.

Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, e vlerëson lart rolin e misionit të OSBE-së në Kosovë dhe kontributin e këtij mekanizimi në organizimin e disa palë zgjedhjeve pas përfundimit të luftës. Kosumi u shpreh, se Kosova ka nevojë për prezencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian edhe pas zgjidhjes së statusit. E gjitha kjo për ndërtimin e një demokracie të re në vend.


Por kur është fjala për bisedimet për statusin e Kosovës dhe negociatat që po afrojnë, kryetari i parlamentit, Nexhat Daci, vë në dukje, se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme.

Në fund të javës së shkuar ndërkaq, në Kosovë qëndroi për një vizitë poashtu, kryesuesi i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Dimitrie Rupel. Ai në Prishtinë, deklaroi se, me shtetet anëtare të kësaj organizate ka filluar të bisedojë për praninë e mundshme të OSBE-së në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit. Kjo organizatë, sipas tij, mund të vazhdojë misionin në Kosovë dhe të kontribuojë në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut në mënyrë të vecantë për pakicat.



  • Data 17.10.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsx
  • Data 17.10.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsx