Ambasada e SHBA - Palestinezët padi në Gjykatën e OKB-së | Bota | DW | 01.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ambasada e SHBA - Palestinezët padi në Gjykatën e OKB-së

Autoriteti autonom palestinez kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së të largojë ambasadën amerikane nga Jeruzalemi. Juridikisht procesi mund të ketë sukses, por në politikën reale kjo nuk sjell ndryshime.

Palestinezët kanë kërkuar ngritjen e një padie në Gjykatën Ndërkombëtare kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Ramallah. Instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara konfirmoi iniciimin e një procesi, pro nuk datë për seancën dëgjuese. Autoriteti autonom palestinez kërkon që gjykata të udhëzojë SHBA të largojë përfaqësinë e saj diplomatike nga Jeruzalemi.

Pala palestineze mbështetet në akuzën e saj në konventën e Vjenës 1961, që rregullon marrëdhëniet diplomatike mes shteteve. Në bazë të saj, ambasada duhet të jetë në territorin e vendit pritës. Për shkak të statusit të veçantë të Jeruzalemit, sipas autoritetit palestinez, "zhvendosja e ambasadës së SHBA në Izrael drejt Jeruzalemit është një shkelje e konventës së Vjenës". Procedura mund të zgjasë me vite.

Që nga zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem, palestinezët e bojkotojnë qeverinë amerikane duke deklaruar, se SHBA është diskualifikuar si ndërmjetësuese neutrale në konfliktin e Lindjes së Mesme. SHBA në muajt e fundit shkurtuan miliona ndihma humanitare për UNRWA-n, organizatën humanitare të OKB-së për palestinezët. Trump kërkon të kthejë me këtë palestinezët në tryezën e bisedimeve me Izraelin.

 

la/(dpa, ap, rtr)

Reklamë