1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Alternativa elektorale për punë dhe drejtësi sociale" - Gurpim i majtë protetste në Gjermani ndaj reformave radikale sociale

5 Korrik 2004

Në fundjavë në Gjermani të majtët që janë larguar nga radhët e partisë socialdmeokrate si dhe sindikalistë e antarë të lëvizjes së majtë Atak krijuan një aleancë të re të emërtuar "Alternativa elektorale për punë dhe drejtësi sociale". Kjo lëvizje ka për qëllim të intensifikojë luftën kundër kursit të politikës për shkurtimet në sistemin social.

https://p.dw.com/p/Ar6I

Kryesia e shoqatës së sapo krijuar doli në publik e entuziazmur. Qëllimet politike të alternativës elektorale janë të ngjashme me kërkesat e një grupimi protetste. Antarët e saj janë kundër reformave në sistemin e sigurimit shëndetësor, të asistencës sociale për të papunët, kundër zgjatjes së kohës dhe moshës së punës si dhe kundër shkurtimit të pensioneve. Lëvizja synon të përpiqet edhe për arritjen e një sigurimi shtetëtror bazë pë rqytetarët. Në nivelin ekonomik alternativa elektorale ka përfytyrime të ndryshme nga ato të partive pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës gjatë dy dekadave të fundit, vë në dukje Aksel Trost antar i kryesisë: "Ne kemi nevojë për një orientim krejtësisht të ri të politikës ekonomike. Politika ekonomike që po përjetojmë ka si moto lënien pas dore të kërkesës në vend dhe mbështetja tek eksporti. Kjo strategji asnjëherë nuk mund të cojë në hapjen e mjaftueshme të vendeve të punës. Nga një politikë e tillë përfitojnë vetëm koncernet e mëdha."

Këto kërkesa grupimi i sapokrijuar do t´i financojë nëpërmjet tatimeve më të larta për ndërmarrjet e mëdha dhe njerëzit me të ardhura të majme. Përvec kësaj të ardhurat nga kapitalet duhet të tatohen më shumë e po ashtu edhe pasuritë dhe trashëgimitë. Nëse lëvizja e re do të krijojë edhe një parti, kjo do të vendoset në vjeshtë. Pyetjes nëse kjo iniciativë do të bëjë që socialdmeokratët të humbasin votat dhe të forcohen konservatorët, zëdhënësi Tomas Hendel, e komenton, se sa u përket votave s´ka mebtur gjë për të humbur. Madje përkundrazi thekson ai, e rëndësishme është që tani njerëzit të dalin të votojnë: "Për botëkuptimin tonë mbi zhvillimet demokratike është e papranueshme, nëse më shumë se gjysma e popullsisë nuk merr pjesë në votime, për arësye se oferta politike nuk përbën më asnjë aleternativë për të. Shumë njerëz, me të cilët bisedojmë ne, presin që të kenë mundësi sërish për të votuar për alternativën në vend".

Nëse do të themelohet një parti nga kjo shoqatë, atëherë ajo do të konkurrojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006. Kjo megjithatë nuk përjashton mundësinë që grupet rajonale të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentet e landeve, si p.sh. në landin e Nordrhein Vestfalisë vitin e ardhshëm. Pyetjes, nëse politikanë me emër mund t ´i bashkangjiten alternativës elektorale, Tomas Hendel, antar i kryesisë me seriozitet por edhe me një dozë ironie i përgjigjet: "Ne e ftojmë përzemërsisht këdo nga politika që do të bashkëpunojë. Unë nuk e fsheh që mund të pyesim edhe Oto Rehagel, nëse pranon të bashkëpunojë."

Shumë shpesh ai dhe kolegët e tjerë të alternativës elektorale janë përballur me pyetjen, nëse në grupin e tyre do të bahskëpnojë edhe poliitkani i njohur i SPD-së, ish-kryetar i partisë dhe ministër i financave, Oskar Lafonten. Edhe pse ata nuk e preferojnë një pyetje të tillë, pasi partisë vërtetë i mungojnë personalitetet, cështje e hapura në këtë drejtim u krijojnë shqetësim partive të konsoliduara e vecanërisht partisë socialdemokrate.

Nga ana tjetër sipas analsitëve kjo lëvizje mund të konsolidohet në një strukturë solide organizative nëse radhëve të saj u bahskohen edhe personalitete të kalibrit të Lafontenit. Në një intersitë për "Deutsche Welle-n" analisti Jyrgen Falter, thekson, se: "Duhen ende shumë gjëra që kjo alternativë të mund të ketë shanse tek zgjedhësit, ose sukses në konsolidimin e saj si një parti. Lëvizjes i duhet kërkesa në tregun e elektoratit, kjo është kategoria e zgjedhësve që janë të pakënaqur me socialdemokratët. Së dyti ajo ka nevojë për një dorë organizative dhe së treti, duhen shumë para, në mënyrë që të organizohet fushata elektorale. Por e fundit dhe më e rëndësishmja, që i duhet këtij grupimi janë kokat karizmatike. Kjo madje do të ishte receta e suksesit, por tani për tani një gjë e tillë mungon", nënvizon Jyrgen Falter.

Disa zëra të tjerë analitikë tërheqin vëmendjen për gjendjen aktuale të partisë socialdemokrate, e cila po rënkon nga barra e reofrmave që janë aq të dhimbshme dhe prekin kryesisht elektoratin e saj tradicional. Pasoja është fryma negative që krijohet në bazën e partisë si dhe tek elektorati. Ndaj alernativa elektorale e sapokrijuar do ta shfrytëzojë këtë boshllëk duke tërhequr të zhgënjyerit. Por deri tani alternativa elektorale mbështetet tek mjetet deri më sot të zakonshme të të gjithë populsitëve: shumë premtime dhe pak ide konkrete për financimin e tyre, kritikë masive dhe pothuajse aspak alternativë të qëndrueshme.