Akuza të reja kundër ministrit amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld | Politika | DW | 02.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Akuza të reja kundër ministrit amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld

Në SHBA-s është ngritur për herë të parë në histori akuzë kundër një një antari të lartë qeveritar për shkak të torturimit të të burgosurve në burgjet ushtarake në Irak dhe Afganistan. Disa organizata humanitare kanë hedhur në emër të 8 qytetarëve irakianë në gjyq ministrin amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld. Sipas tyre Rumsfeld është përgjegjës për torturat në burgun Abu Ghraib në Bagdad duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar dhe atë amerikan kundër torturimit të njerëzve.

Donald Rumsfeld

Donald Rumsfeld

Shoqata amerikane për të drejtat e njeriut ACLU dhe disa organizata të tjera humanitare arritën pas procesesh të gjata gjyqësore, që të publikojnë materiale dhe dokumente mbi torturat që ndodhën në burgun ushtarak Abu Ghraib dhe në baza të tjera ushtarake. Pas analizimit të këtyre dokumenteve u konfirmua se ngjarjet e Abu Grhaibit nuk ishin thjesht ngjarje te izoluara. Në vend që të vinte përpara përgjegjësisë juridike personat e duhur, qeveria amerikane e presidentit Bush, i fshehu dhe mbrojti ata. Për këtë arsye vendosëm të dalim përpara drejtësisë, thotë Anthony Romero, drejtor i ACLU-së:

"Ne kemi pritur më shumë kohë se ç´duhet që qeveria të ndërmarrë ndonjë hap. Por tani nuk kemi më durim. Për këtë arsye shoqata ACLU dhe "Human Rights First" vendosën të ngrenë sot akuzë përpara gjykatës së lartë të shtetit Illinois kundër ministrit të mbrojtjes Donald Rumsfeld. Ne e akuzojmë atë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të kushtetutës amerikane."

Aktakuza u ngrit në Illionis sepse Rumsfeld ka aty banesën e tij të përhershme. Rumsfeld do të duhet të përgjigjet përpara gjyqit jo vetëm si ministër i mbrojtjes por edhe si person civil. Në vitin 2002 Rumsfeld ka dhënë personalisht urdhër që të forcohen metodat e hetimit në burgjet ushtarake duke injoruar kështu ankesat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Avokati i shoqatës ACLU, Lucas Guttenberg shpjegon:

"Ministri Rumsfeld e dinte fare mirë se ç´pasoja do të kishin urdhërat e tij. Madje ai e dinte se në disa burgje ushtarake po përdoreshin metoda çnjerëzore hetimi, dhe nuk ndërmorri asnjë hap për ta ndryshuar këtë gjë."

8 burra nga Iraku dhe Afganistani kanë mundur të dalin gjallë nga burgjet ushtarake amerikane. Nëse shteti Illionis do të pranojë të fillojë një proces gjyqësor, atëherë këta 8 burra do të vijnë në SHBA-s për të dhënë dëshmitë e tyre. Avokati Guttenberg tregon se si janë torturuar këta njerëz nga ushtarët amerikanë:

"Ata u shpuan me thika, u goditën rëndë, me ta u abuzua seksualisht. Ata u detyruan të marrin pozicione krejt të vështira, u varën me zinxhira. Pra gjëra që i njohim vetëm nga skica torturimesh. Madje ata u mbyllën gjallë nëpër arkivole."

Padia kundër Rumsfeldit nuk është e parë e këtij lloji. Në fillim të muajit shkurt gjykata të ndryshme gjermane kthyen mbrapsht disa akuza të avokatëve të organizatave amerikane për të drejtat e njeriut kundër ministrit amerikan të mbrojtjes, Donald Rumsfeldit.

  • Data 02.03.2005
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquD
  • Data 02.03.2005
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquD