1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksione spektakolare të Greenpeace-it në Heiligendamm

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqle
Kundërshtarët e samitit të G8-ës i kanë vazhduar protestat përreth vendit të takimit. Dy varka gome të organizatës mjedisore 'Greenpeace' depërtuan nga deti në zonën e sigurisë. Veprimtarët donin t'u dorëzonin një peticion krerëve të shteteve dhe qeverive me thirrje për të mbrojtur klimën, bëri të ditur një zëdhënës i Greenpeace-it. Motoskafë të policisë i zbrapsën varkat. Në tokë kundërshtarët e globalizimit bllokuan sërish rrugë për në vendin e rrethuar të takimit. Sipas policisë, deri tani bllokimet e rrugëve rrodhën të qeta. Forcat e sigurisë llogarisin me protesta të tjera të kundërshtarëve të G8-ës gjatë ditës.