Akoma nuk duken perspektiva për paqen në Lindjen e Afërt | Bota | DW | 27.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Akoma nuk duken perspektiva për paqen në Lindjen e Afërt

Pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Afërt në Romë publikuan të mërkurën një deklaratë, përmes së cilës angazhohen për një paqe të vazhdueshme dhe të gjerë ndërmjet Izraelit dhe Hisbollahut në Libanin e Jugut

Izraeli vazhdon të bombardojë

Izraeli vazhdon të bombardojë

Të gjithë ranë dakord, që në Libanin e Jugut të stacionohet një trupe ndërkombëtare paqeje nën udheheqjen e OKB-së. Në Romë u parashikuan edhe ndihma të tjera humanitare, për këtë qëllim duhet të thirret një konferencë donatore.

Siç pritej konferenca nderkombetare donatore në Romë nuk mundi të sillte shumë për kapërcimin e konfliktit. Krahas premtimit të rëndësishëm për ndihmë humanitare pjesëmarrësit folën vetëm për armëpushim të shpejtë dhe për stacionimin e një trupe nderkombëtare me mandatin e OKB-së.

Të dyja të dëshirueshme, por jorealiste, së paku për momentin. Palët në konflikt nuk u ndikuan aspak nga kjo, por vazhduan luftimet. Të dyja janë të interesuara për këtë, sado tragjike që të duket. Hisbollahu me mbështetjen e Sirisë dhe të Iranit dëshiron të pozicionohet si maja e "rezistencës" antiizraelite. Izraeli kërkon më shumë siguri dhe prandaj do që të dëbojë Hisbollahun nga Libani i Jugut, qoftë edhe duke rritur numrin e viktimave tek popullsia civile.

Këtu nuk duhet harruar një gjë. Deri në një farë mase ekzsiton mirëkuptim për marshimin e Izraelit kunder Hisbollahut në Liban. Asnjë vend i botës nuk mund ta pranojë të qëllohet vazhdimisht me raketa nga territori fqinj, sulme të cilat nuk kanë filluar aspak me luftimet e fundit, por që muajt e fundit u intensifikuan shumë. Të mbrojë popullsinë e vet është një nga detyrat elementare të çdo qeverie dhe ushtrie. Sidomos në një shtet si Izraeli, që prej themelimit ka qenë vazhdimisht i kërcënuar nga vendet fqinje, dhe të cilit i është dashur të zhvillonte gjithnjë luftëra për sigurimin e ekzistencës së tij.

Megjithatë tani që shtohet numri i viktimave në popullsinë civile libaneze, Izraeli akuzohet se ka humbur masën. Vetëmbrojtja është legjitime, por nëqoftëse lagje të tëra digjen, nëqoftëse qindra vetë vdesin dhe qindra mijëra ikin në panik, prodhohet gjithnjë urrejtje e re. Forcat e moderuara arabe, të interesuara për ekuilibër me Izraelin, kanë humbur mbeshtetjen për shkak të vuajtjeve dhe zemeratës që shkaktojnë ato.

Izraeli mund të jetë i fortë ushatarakisht, për të shpartalluar shumë pjesë të Hisbollahut, apo së paku për t´i përzene përgjithnjë nga Libani i Jugut. Zona ushtarake neutrale, si në të ardhmen në Libanin e Jugut nën kontrollin ndërkombëtar dhe zona të bllokuara vetem nga njera anë si tani në Jordanin Perëndimor, krijojnë një siguri të kufizuar, duke patur parasysh se sistemet e armëve të milicëve dhe grupeve terroriste kanë rreze të largët veprimi.

Politika e sigurisë duhet të ketë synim, që t´u heqe grupeve të armiqësuara truallin ideologjik dhe mbështetjen e njerëzve.

Me ofensivën e tanishme në Liban Izraeli arrin pikërisht të kundërtën. Paqja e perhershme dhe një masë e madhe sigurie për të gjithë Lindjen e Afërt mund të arrihen vetëm në rrugë bisedimesh që të përfshijnë edhe regjime të pakendshme, që nuk veprojnë aspak në mënyrë iracionale, si Siria. Qeveritë arabe duhet të njohin të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe të ndalojnë kështu forcat, që e sabotojnë këtë me dhunë. Ata duhet të përfitonin edhe vetë nga ky lëshim.

Prandaj Izraeli, i parë nga perspektiva e interesit e sigurisë së tij, duhet të mundësojë themelimin e një shteti palestinez, fqinj me të, dhe të tërhiqet kryesisht në kufinjtë e para 1967, sado e vështirë të jetë kjo për t´u realizuar në politikën e brendshme.
Bisedimet serioze për një paqe të gjere në Lindjen e Afert do të jenë të mundura shumë kohë pas përfundimit të luftimeve dhe në kushte shumë të vështirësuara për të dyja shtetet.

Por nëqoftëse vendet arabe ndjehen perseri të poshtëruara, atëherë Izraelit nuk do tí sjellë dobi as në të ardhmen që të veprojë nga pozita e të fortit, ashtu siç nuk i ka ndihmuar terrori dhe dhuna interesave arabe. Pa një ekuilibrim të ndershëm të interesave për të gjitha vendet e rajonit nuk do të jetë kurrë e mundur paqja në Lindjen e Afërt.

  • Data 27.07.2006
  • Autor Koment nga Reiner Sollich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKr
  • Data 27.07.2006
  • Autor Koment nga Reiner Sollich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKr
Reklamë