1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akademien der Wissenschaften

30 Mars 2011

Ndryshe nga vendet e tjera në Gjermani për shkak të strukturës federale nuk ka pasur një Akademi Kombëtare të Shkencave.

https://p.dw.com/p/10k2Q
Akademia Gjermane e Studiuesve të Natyrës "Leopoldina"Fotografi: picture-alliance/ ZB

Landet e veçanta kishin akademitë e tyre të shkencave. Në vitin 2008 "Akademia gjermane e Studiuesve të Natyrës Leopoldina" me seli në Halë u shpall si Akademi Kombëtare. Ajo është akademia më e vjetër e studiuesve të natyrë në botë, e cila e vazhdon veprimtarinë e saj pa ndërprerje. Leopoldina përfaqëson Gjermaninë në forumet ndërkombëtare dhe këshillon gjithashtu politikën. Ajo financohet 80% prej federatës dhe 20 nga landi Sachsen-Anhalt.

Tetë akademi të tjera, financimi bazë i të cilave bëhet prej landeve, janë bashkuar në "Union der deutschen Akademien der Wissenschaften" me seli në Mainc. Këto akademi kanë 1600 anëtarë të rregullt dhe korrespondentë. Akademitë janë një forum që përkujdeset për shkencën dhe bashkëpunojnë për studime ndërdisiplinore.

Tetë akademitë janë:

- Akademia e Shkencave Berlin-Brandenburg
- Akademia e Shkencave, Gëttingen
- Akademia Bavareze e Shkencave
- Akademia Saksone e Shkencave, Lajpcig
- Akademia e Shkencave, Heidelberg
- Akademia e Shkencave dhe e Letërsisë, Majnc
- Akademia e Shkencave dhe e Arteve Nordrhein-Westfalen
- Akademia e Shkencave, Hamburg


Autor: Claudia Unseld/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama